Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Emigracioni arrow Si u kremtua Dita e Flamurit në Bukuresht
Si u kremtua Dita e Flamurit në Bukuresht PDF Print E-mail
06 Dhjetor 2011

Baki Ymeri

Organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Bukuresht, shqiptarët kremtuan para disa ditësh Ditën e Flamurit, që simbolizon 99 vjetorin e shkëputjes së Shqipërisë nga tërbimi osman. Ambasadori Hasan Alimerko, gjatë mandatit të tij (1958-1960), i pat tubuar 300 shqiptarë dhe dashamirë të Shqipërisë në Sallën e Mermertë të Qarkut Kombëtar Ushtarak, në zemër të Bukureshtit. Disa ambasadorë tjerë i ftonin shqiptarët në Shtëpinë e Njerëzve të Shkencës, poashtu në qendër të Bukureshtit, kurse gjatë viteve të fundit, Dita Kombëtare e Shqipërisë kremtohet në Klubin Diplomatik që gjendet në zonën Baneasa, një emër i bukur ky që ta përkujton sintagmën shqiptare “banesë”, një pyll i dikurshëm ku delnin në piknik boboshtarët dhe drenovarët e Bukureshtit me Asdrenin dhe bij tjerë të shqipes që kanë lënë gjurmë të ndritshme në historinë e kulturës dhe atdhetarizmit shqiptar.
    Me rastin e Ditës së Flamurit, Dr. Xhelku Maksuti, 60 vjet me rradhë, që nga viti 1948,  ka ligjëruar për rëndësinë historike të kësaj date të shenjtë, në selinë e dikurshme të Unionit Popullor të Shqiptarëve të Rumanisë, dhe më vonë në Sallën Dalles të Bukureshtit, rumune, në prezencë të komunitetit shqiptar hebraik etj., të oficialiteteve të ambasadës shqiptare, të miqve dhe dashamirëve të panumërt të kombit shqiptar. Tirana e ka nderuar para disa vitesh këtë njeri me një dekoratë (Urdhëri Naim Frashëri) kurse sivjet, me rastin e 80 vjetorit të tij, edhe me një mirënjohjeje nga ambasada shqiptare dhe Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të këtij vendi. Megjithatë, qeveria shqiptare ende asgjë s-ka bërë për albanologun Grigore Brënkush që ka ligjëruar 50 vjet me rradhë, mbi rëndësinë e gjuhës shqipe për gjuhën rumune, para mijëra studentëve të Universitetit të Bukureshtit, duke theksuar se “gjuha shqipe është jeta ime”, duke botuar dhjetra libra e qindra studime shkencore për këtë subjekt.

 

 

Për të mos ikur nga tema, po theksojmë se për fat të mirë, profesorin Brënkush e solli sivjet në ceremoninë e kremtimit të Ditës së Flamurit, Dr. Luan Topçiu, një misionar i denjë i ndërlidhjes së Shqipërisë me këtë vend, vendi i parë në botë që e njohu pavarësinë e Shqipërisë më 1913. Me këtë rast, vlen të theksojmë se gjatë manifestimit të këtij viti, përveç komunitetit shqiptar nga Bukureshti e provinca, morën pjesë edhe aktori i famshëm rumun, Ion Caramitru, drejtor i teatrit Kombëtar, princesha Lia de Romania, ambasadorët e Turqisë, Italisë, Greqisë, Francës etj, të akredituar në këtë vend, Ene Alexandru (drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme), Dr. Xhelku Maksuti (Dalaj Lama i shqiptarëve të Rumanisë), diplomatët Gjeorgje Miku (ishambasador i Rumanisë në Shqipëri), Gjeorgje Bukura (përfaqësuesi i parë i këtij vendi në Zyrën rumune në Prishtinë), filoshqiptari Tiberius Puiu, Adriana dhe Sherban Tabaku, familja e madhe e Daut Memishit nga Sllatina, studentë nga Shqipëria, personalitete tjera të jetës kulturore dhe anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. Manifestimit kushtuar këtij evenimenti historik në Bukuresht, mbahen në drekë (për oficialitetet) dhe në darkë për diasporën, rast me të cilin u shpërnda edhe revista Shqiptari me presidentët e Shqipërisë e të Kosovës në ballinë, e botuar sistematikisht në sajë të kontributeve vullnetare, dhe një herë në vjet, me përkrahjen e ambasadës shqiptare në Bukuresht.

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive