Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Vetevendosja deshtimi i radhes
Vetevendosja deshtimi i radhes PDF Print E-mail
07 Dhjetor 2011

Zhvillimet e ngjarjeve të kohëve të fundit dhe lëvizjeve që po bëhen në brendësi të VV po shkakton situat të çuditshme,situat qe  nuk eshte parë më herët, por sa duhen marrë seriozisht të gjitha këto lojra here gjueje topin e here prite topin  mbetet të shihen brenda periudhave më të gjata kohore. Shtysa e brendshme, nga e cila mora spunto që të fillojë këtë temë është se, si sot  VV nuk e kemi  parti  të profilizuar dhe të rreshtuar ashtu si janë në të gjithë botën e lirë dhe demokratike.

 Shoqërinë shqiptare e kanë prishur orekset karrieriste e bajraktariste dhe jovendosmëria e shqiptarëve për t’u ballafaquar me situatatat dramatike si popull i organizuar.Ketij nocioni si duket nuk do te mund ti shpetoj as VV e cila  po peson goditjet më të rënda. Mbejtja nën okupim i VV nga një grup njerëzish që kanë marrë nën kontroll çdo qeliz brenda kesaj Partie dhe largimi i kuadrove te specialzuara le te nekuptohet qe rruga e filluar shume shpejt do hase ne gozhden e varur tek dera e Albin Kurtit. E gjithe kjo vjen si pasojë e mosorganizimit dhe kjo mund të përsërit ngjarjet e partis se LKD-se apo LDD-se….Largimi i antareve  për vetëm dy muaj arrin ne numer 5 shifrore   me tendeca të rritjes së mëtejshme është tronditëse.


Shenjat e parat e cilat treguan jo seriozitetin e saj eshte themelimin e Qendres ne Besiane. Futja e njerzeve te cilet kan te kaluaren e dyshimt siq eshte rasti me X personin (Per redakesin Hasan Pervetica) nje emer i cili gjate periudhes se ndryshimeve kushtetuese me 1989 trumbetonte per kushtetuten e re serbe…dhe shume te tjere te cilet as qe dinin per Kombin thjesht kerkonin poziten dhe mendonin ne poziten e Deputetit…tash na Besiana kemi me dhjetra antar te larguar,hiq me mire nuk eshte puna as me Mitrovicen,,Gjilanin dhe Zvicren ku thuasje eshte shuar krejt
 
 Ne nje shkrim te botuar qysh para 5 muajsh me titullin „Pse VV nuk guxon te gaboj“  kam theksuar
„Ata me krenarinë dhe shpirtin e shqiptarit“, gjatë betimit vunë Flamurin Kuq e Zi me shqiponjën dy krenare dhe u betuan para tij se nuk do të jenë sikur ata që qeshnin në sallë. Këta që qeshnin e bën betimin e tyre nën motivin se do të gënjejnë, se do të vjedhin, se do të plaçkitin, se do të ndajnë dhe coptojnë Kosovën, edhe se do të ndërtojnë pallate e vila aty ku munden, ndërsa Lëvizja “Vetëvendosje” betohej në heshtje shpirtërisht se do të punojë për të krijuar një shoqëri demokratike, do të ndjekë vjedhësit, do t’a hedhë “pakon e finokut” dhe çfarë është më kryesorja do t’a bëjë Kosovën pjesë të pandashme të Shqipërisë. Por tash po shihet se ajo ishte fars………………………………………
Apo behet Vetëvendosje një parti Socialiste me ide Komuniste ne realizimin e qëllimeve te tyre. A po behet vetëvendosja ajo qe po bie ndesh me te gjitha normat demokratike,. Unë dyshoj se po..... sa me shume qe zgjat situata e krijuar ne rrafshin Kombëtar aq me shume po humb peshën Partia,,,,, e cila shihej si një shpresë e fundit për qytetaret e vendit tone.... por mjerisht duhet thënë se kalimi i saj nga një Lëvizje ne një Parti,,krijoj tollovi .VV  shihet se nuk ka ide,, nuk ka qellim,, por nuk as vizion.
Sa për fillim parulla e tyre politike Bashkimi Kombëtar ka humbur dhe thuaj as qe dëgjohet. Shihet qartë qe me shume ka qen një slogan i thatë sa për te ofruar rrethe vetes te gjithë ata qe duan bashkimin sesa qe donin ata. Partia nuk ka ide sepse po te kishte ide do te ishte krejt me ndryshe do te ishte me e organizuar ne realizimin e aspiratave siç është rasti me Mitrovicën ...Vizion nuk mund te kesh, nëse krejt ata qe nuk janë me ju janë armiq dhe janë kundër shtetit..... është edhe me keq nëse mendon qe krejt ata qe nuk mendojnë si ju...... janë tradhtar.... këtë mendim dhe këtë ide kishin edhe revulicionaret e luftës se dyte. Me një lule nuk qel Pranvera thuhej ne një fjale te urte popullore.
Shumë shkencëtare qe janë marre me politiken kanë mundur te bëjnë ndarjen ne dy botëkuptime,njërën ne ata qe njerëzit te veprojnë siç duan vete dhe tjetrën,,,, rregullimin shoqërorë dhe demokratik qe e bëjnë politikanet dhe diktimin e jetës se qytetarëve ne
shërbime te demokracisë..
 
Gazmend Islami
Autori është Analist Politik



Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive