Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Kombi, feja dhe precedenca te historise
Kombi, feja dhe precedenca te historise PDF Print E-mail
22 Janar 2007

nga Astrit Lulushi, SHBA

Origjina eshte pika e pare e filimit. Pervetesimi i ketij mendimi, nxit pytjen: cfare ka ekzistuar perpara saj? Kur ceshtja shtrohet e tille, te gjitha shpjegimet ndeshen me te njejtin problem: si mundet qe nga asgje te linde dicka? Dhe paradokse te origjines perseriten sa here qe njeriu ndeshet, sheh a perjetondicka te re; objekt, ide, ngjarje apo histori.

Ne librin "A Brief History of Time"(1988), Stephen Hawking doli me idene se ceshtja e zanafilles eshte shtruar gabim. Nese koha konceptohet si nje vije e drejte, atehere eshte e natyreshme te behen pyetje seku fillon dhe ku mbaron ajo. Por cfare ndodh nese mendohet se koha ka nje tjeter forme? Ne shume mite te origjines, si mes autoktoneve te Australise, koha perceptohet jo si vije e drejte, por si rreth, ku gjerat qarkullojne duke pasuar njera-tjetren dhe te gjitha levizin pa kufizim e pa pushim.(Swain)

Ky koncept, i cili perdoret tani per shpjegimin e origjines se gjithesise, duket se pason nje ide qe disa historiane, e paten shprehur dekada me pare.

Ekziston mendimi se historia eshte si nje muze te cilin vendasit e kane ngritur per mburrje, por jane vizitoret ata qe shkojne atje per te mesuar. Dhe keta nxenes jane historianet, qe duke studiuar cdo rrjedhe apo aspekt te zhvillimeve te kaluara, zbulojne ato qe Durant i ka quajtur "precedenca te historise", te cilat u vijne ne ndihme shoqerive sa here qe keto arrijne perparara nje udhe-kryqi e nuk jane te sigurta se cfare drejtimi duhet te ndjekin.

Dihet se cdo ekstrem prodhon te kunderten e vet. Moisiu i Bibles shpalli 10 urdheresat kur pa se shoqeria hebraike moralisht kishte dale jashte cdo kontrolli. Greket e lashte e humben fuqine e tyre pasi u perhapen me shume sesa ishin ne gjendje te kontrollonin dhe Roma u be fuqi e madhe pasi u ndodh midis dy kercenimeve; detit dhe fiseve italike, dhe
nuk kishte rruge tjeter, por t'i vinte ato nen zoterim, me force a diplomaci. Po ashtu, paganizmi solli puritanizmin. Neroni i shthurur solli nevojen per disipline e norma te rrepta morale, duke i bere vend Krishterimit dhe atje ku kjo fe nuk arriti te rrenjosej, u krijua nevoja per nje tjeter besim, Islamizmin.

Pastaj vjen ateizmi, ku njeriu me skepticizmin e tij duket se nuk gjen me shpjegim. Skepticizmi, thote David Christian ne "Maps of Time" (2004), eshte vendi ku vija lakohet dhe merr formen e rrethit. Ne kete pike duket se njeriu e pranon se nuk di me, se dija njerezore, nga natyra, eshte e kufizuar, prandaj edhe disa pyetje mbeten mister. Kjo gjendje, ku cilitdo i lejohet nje mendim, ben qe pergjigjet te jene nga me te ndryshmet.

Te thuhet se krijimi i identitetit shqiptar nuk filloi para shekullit te 19-te,(Clayer) eshte njesoj sikur sot, per te vertetuar krijimin e njerezimit, te sillet si argument kronologjia Ussher-Lightfoot e shekullit te XVII, sipas se ciles "Zoti e krijoi njeriun e pare te dielen ne oren 9 paradite te dates 23 tetor te vitit 4004 para eres sone". Duke e trajtuar kohen si
koncept jo-linear, mund te thuhet se Rilindja kombetare nuk kishte nje pike te pare origjine ashtu si nuk ishte veper e nje njeriu apo grupi te vetem.
"Nese kam pare me larg se te tjeret, arsyeja eshte se kam qendruar mbi supet e gjigandeve", i shkruante Isak Njutoni nje miku te vet qe e kishte pergezuar per zbulimin e ligjeve te gravitetit. Me "gjigandet", Njutoni kishte parasysh Galileon, Kopernikun e Keplerin, punimet e te cileve ai i permblodhi duke i transformuar ne nje teori te qarte shkencore. Nisur nga i njejti arsyetim, edhe per rilindasit shqiptare mund te thuhet se ata ishin mbartes dhe percues te ideve dhe vlerave qe qarkullonin prej shekujsh dhe se ishin largpames pasi qendronin mbi supet e gjigandeve te hershem, qe ne periudha te ndryshme kishin punuar a menduar ne rruge te ndryshme per te njejtin qellim.

Si faktore te rendesishem per vonesen e zhvillimit te identitetit shqiptar, shpesh jane permendur ndarjet fetare dhe struktura fisnore.(Babuna). Ky veshtrim duket se eshte i nxituar dhe i kufizuar, pasi nuk merr parasysh precedencat e historise. Dhe pyetja qe menjehere lind eshte: perse strukturat fisnore, qe mendohet te kene qene edhe me te theksuara ne shekujt XIV-XV, nuk u bene pengese per bashkimin e nje populli ne luften kunder pushtueve osmane? Gjithashtu, nuk mund te mohohet se paraqitja e besimeve apo sekteve te ndryshme fetare ne trojet shqiptare u be nga pushtuesit osmane me qellimin "perca-e-sundo", por kjo shprese e tyre nuk duhet trajtuar si fakt, pasi kurre nuk u permbush.

Mozaiku i larmishem fetar e krahinor i levizjes kombetare te periudhes se Rilindjes tregon, se besimet fetare dhe struktura fisnore kurre nuk arriten te beheshin faktore percaktues apo diktues te rruges se zhvillimit te ndjenjes atdhetare apo identitetit shqiptar.

Megjithate, "vonimi ne daljen e shqiptarit si koncept a komb" eshte nje e vertete, qe mund te kete dy shpjegime;
a) Shqiptaret ishin pjese e privilegjuar e perandorise osmane.(Psilos) Nese keshtu, atehere dalja me vete do te sillte humbjen e kesaj pozite perballe fqinjeve qe gezonin nje fare perkrahje te ndonje fuqie te madhe ose prej kohesh kishin fituar pavaresine e tyre nga perandoria. Pra shqetesimi i shqiptareve ishte se pushtimi i tyre nga perandoria e nje skaji te larget mund te zevendesohej nga nje tjeter pushtim; nga ai i fqinjeve te afert.

b) Shqiptaret ishin populli me i shtypur i perandorise osmane.(Jacques) Ne fakt, feja e te pareve u ishte mohuar ose ndryshuar, ndersa disa zona ku qendresa ndaj pushtuesit kishte qene me e forte, ato ishin zbrazur e kolonizuar. Gjithashtu shume troje te tyre ishin perfshine ne vilajete qe u bene pastaj pjese e territoreve te vendeve fqinje, kur keto dolen te pavarura.

Pra ne te dy rastet, duket se koncepti i kombesise apo identitetit u vonua te shfaqet, jo sepse ai mungonte apo nuk ishte ngjizur, por sepse u mbajt i pazbuluar, me intuite apo vetedije, ne pritje per t'u shprehur ne nje kohe te sigurt e rrethana te pershtatshme. Kjo pak-a-shume i ngjan edhe sjelljes se individit te shtypur a nen kercenim.

Gjithashtu, duke ndjekur nje precedence te tille mund te shpjegohet perse Shqiperia ishte vendi i fundit qe u afektua nga ndryshimet politike ne bllokun komunist, pas vitit 1989.

Eshte absurde te mendohet se shqiptaret u vonuan ne kete zhvillim sepse tek ta nuk ekzistonte koncepti i lirise ose sepse ata ndjenin dashuri per nje sistem qe i kishte vrare e shtypur si asnje regjim tjeter ne histori. Vonesa e tyre mund te kuptohet vetem nese gjendja krahasohet me ate te nje njeriu qe mundohet te dale nga erresira e thelle. Ai, hapat i hedh ngadale qe te mos rrezohet dhe syte i hap pak-nga-pak, qe te mos verbohet nga drita e forte. Ne te njejten menyre mund te shpjegohet edhe fakti, perse thirrjet e para per ndryshime u ndjene ne vendet ku sistemi komunist ishte me i hapur e njerezit pak me te lire, si ne Poloni dhe jo atje ku ky regjim ishte totalitar, hermetikisht i mbyllur e njerezit shume me te shtypur, si ne Shqiperi.

Per 55 vjet, Shqiperia perjetoi nje ndalim te ushtrimit te besimit fetar dhe per afro 25 vjet, nje mohim te plote te tij. Nese do te ndiqeshin shembujt e historise, ku cdo ekstrem prodhon te kunderten e vet, atehere ateizmi do te ishte pasuar nga nje paganizem ose nga nje ekstremizem fetar. Por kjo nuk ndodhi dhe arsyeja mund te jete se ateizmi ne Shqiperi nuk erdhi si nje zhvillim i natyrshem, por u institucionalizua me dhune. Kjo ndoshta shpjegon edhe faktin se besimet fetare sot atje paraqiten ne formen me tolerante, qe pranojne vetvetiu bashke-ekzistencen me njera-tjetren.
Dhe perfundimi qe mund te arrihet eshte se rasti i fese ne Shqiperi eshte i pashembullt, dhe pse jo, ndoshta nje precedence e re ne historine boterore.

----
Disa referenca:

Christian, David. "Maps of Time: An Introduction to Big History", 2004

Hawking, Stephen. "A Brief History of Time", 1988
   
Swain, Tony.      "A Place for Strangers: Towards a History of Australian Aboriginal Being", 1993 (quoted from Sproul, Primal Myths

Durant, Will.     "Heroes of History: A Brief History of Civilization From  Ancient Times to the Dawn of the Modern  Age", 2001

Babuna, Aydin.    "Albanian National Identity and Islam in the Post-Communist Era" www.sam.gov.tr/perceptions          
                               
Volume8/September-November2003

Posted article and exchanged messages to Alb-Shkenca. Nathalie Clayer: Aux origines du nationalisme albanais. La naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe

Rossini, Andrea    The Islam in the Balkans. Conversation with Nathalie Clayer, 2004 www.osservatoriobalcani.org

Psilos, Christophoros. "Albanian Nationalism and Unionist Ottomanization 1908 to 1912" Mediterranean Quarterly  - Volume 17,  Number 3, Summer 2006, pp. 26-42 Duke University  Press

Jacques, Edwin E.  "The Albanians: An Ethnic History form Pre-Historic  Times to the Present", 1995

Craig, G. Y.& E. J. Jones. "A Geological Miscellany" Princeton University Press, 1982

Story about the Ten Commandments can be found in the Bible in Exodus, chapters 19 and 20.

Wikipedia, the free encyclopedia

www-history.mcs. st-andrews.ac.uk/Mathematicians


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive