Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Neutraliteti tinëzar
Neutraliteti tinëzar PDF Print E-mail
07 Dhjetor 2011
Qeveria e Kosovës po arrin të bëjë marrëveshje të njëanshme me Serbinë, e mbi pavarësinë e vendit po hap një gambit të keq, që është gjithsesi një neutralitet tinëzar, më pasoja të rënda për interesin e vendit dhe të qytetarëve shqiptar qe kanë një kontratë me Kosovën.

Nga Bekim Rexhepi


Nuk është hera e parë qe në drejtim të qeverisë se Kosovës, po alarmohet kujdes për bisedimet me Serbin, e cila po shfrytëzon mjaftë mirë deri me tani brishtësinë e funksionimit të Republikës së Kosovës, veçmas në veri ku ndodhet pakica serbe e enklavizuar, e cila krejtësisht e instrumentalizuar nga politika oficiale serbe, po përpiqet të finalizoj dekompozimin e shtetësisë së Kosovës.
Përballë përpjekjeve serbe, duket se qeveria e Kosovës, më shumë po ngel në vendnumëro se sa e ka ndërmend të sfidohet me punët e obliguar shtetërore. Për dymbëdhjetë vite rresht, pakica serbe ne veri, çoi kryet peshë, u tolerua sepse s’pati qeveri qe u thotë ngadalë beg se ka hendek, s’pati se s’patëm qeveri shteti. Në fakt nuk është krejt se s’patëm qeveri, ka pasur asi qeverish qe dinë të krenohen më shumë para opozitës vendore, se sa që dinë kryejnë detyrat shtetërore, pra patëm s’të duash qeveri, me nderme than me dhi në to.

Të saktësojmë se rruga e qeverisë për shtetin u la në gjysmë, u la për aq sa pati mëshirë rezonimi i tyre xhuxhmaxhuxhësh qe mjaftohen edhe me kaq sa u del pa mund.
Marrëveshjet e fundit më Serbin, seriozisht kanë degraduar pavarësinë, dhe kanë përforcuar rezolutën 1244, për të cilën rezolutë në fuqi dikur, pavarësia do të duhej ta asgjësonte fare-fare. Madje, kjo qeveri nuk po e asgjësojmë dot këtë rezolutë, por po i krijon hapësirë duke i neutralizuar disa çështjet që tashmë pas pavarësisë dhe njohjeve do të duhej të ishin fare të pavarura e shtetërore. Sipas një marrëveshje të më hershme me Serbinë! Sqarojmë dhe këtë, se kur kemi një marrëveshje, mbase me të duhet të kuptojmë se duhet zbatuar diç, në të kundërtën ka penalizëm. Në këtë marrëveshje që tërësisht është e pakuptimtë, ka të bëjë me qarkullimin e qytetarëve të Serbisë së pavarur dhe të Kosovës (1244) jo të pavarur, ngase marrëveshja e arritur me Serbinë, kanë neutralizuar disa çështje qe doemos se do të duhej ti takonin shtetit të pavarur dhe jo ati statusi neutralitetit që parashihet në rezolutën 1244.
Pra, kemi një marrëveshje të atillë, ku për Serbinë vlejnë në qarkullim targat serbe edhe në Kosovë, ndërsa për Kosovën, duket se kemi tre lloj targash, qarkulluese të automjeteve:
1. Republika e Kosovës – RK.
2. KoSova (apo edhe sipas disa zërave “injorantësh” si Kosova-Serbi) – KS.
3. Targat Serbe ekstra të lëshuara për territorin e Kosovës, veç e veç për komunat e Kosovës: (Prishtina, Kosovska Mitrovica, Prizreni, etj) – PR, KM, PZ.
Ndërsa përkitazi më këtë marrëveshje ka edhe një tjetër që përfshin edhe lëvizjen e qytetarëve shqiptar për në Serbi, dhe të serbëve për në Kosovë. Shqiptaret që duan të kalojnë për në Serbi, duhet të pajisen me një kartë të veçantë qe do të mbushet në hyrje nga autoritet serbe të doganës, ndërsa për qytetaret serb që hyjnë për në Kosovë, nuk ka nevojë as farë karte ekzakte. Pra, siç po ndodh me qytetaret shqiptaret, nuk po ndodhë ngjashëm me qytetaret serb, këtu mbase ka diç që në të vërtetë qe nuk shkon, ose shkon fare me të ngulur - troç.
Ndonëse, ka edhe disa marrëveshje të vogla si, çështja e njohjeve të diplomave universitare, pastaj kthimin e (kopjeve) librave kadestrale, dhe se fundi kemi marrëveshjen qe do të jetë më e përfolura këtë muaj dhe qe padyshim do ta rrezikoj mjaftë qeverinë të qëndroj deri në fund të mandatit, sepse kemi marrëveshje të nxituar, marrëveshje të menaxhimit të integruar të kufijve, edhe pse ata në veri të Kosovës nuk ekzistonin, madje më këtë marrëveshje përfundimisht ata kufij u ligjësuan si të paqenë dhe kështu u pajtuan të dy palët sepse Serbia nuk do të ulej dot ne bisedime pa kësi akordimi së pari të palës kosovare, gjë qe ndodhi akoma para se të bisedohej, ndërsa për Serbin ishte shumë e lehtë qe më në fund të pajtohej me një marrëveshje që në veri të Kosovës nuk do të ketë pikë doganore po vetëm një pikë kalimtare, dhe fare neutrale.
Sqarojmë se u neutralizua gjithçka vetëm nga pala kosovare, pak rëndësi ka nëse ka pasur presione, Kosova hoqi dorë nga doganat e saja të pavarura dhe u varë në një pikë kalimtare mes saj dhe Serbisë përmes kësaj marrëveshje qe do të ketë pasoja të rënda për Kosovën në të ardhmen.
Kosova në vend se këto marrëveshje me Serbin ti favorizonte në favor të pavarësisë se saj, ajo duke i neutralizuar çështjet e saj të brendshme, po e ndërlikon më shumë gjërat dhe po e vështirëson procesin e njohjeve dhe po ngurtëson integrimin në BE.
Mbase në të ardhmen Serbia mund ta bllokoi Kosovën, ashtu siç po bën Greqia me Maqedoninë deri me tani.
Opozitës i mbete që këtë marrëveshje ta marrë seriozisht dhe të mos frikësohet dhe të mos përçahet brenda saj për ta rrëzuar qeverinë dhe për ta zhbërë marrëveshjen, e cila dobëson pavarësinë dhe e fuqizon rezolutën 1244.
Qeveria e Kosovës po arrin të bëjë marrëveshje të njëanshme me Serbinë, e mbi pavarësinë e vendit po hap një gambit të keq, që është gjithsesi një neutralitet tinëzar, më pasoja të rënda për interesin e vendit dhe të qytetarëve shqiptar qe kanë një kontratë me Kosovën.
Kështu politikanet po na udhëzojnë më shumë sipas interesave të tyre dhe jo të vendit dhe të shumicës, kjo është e rrezikshme për vendin, për shumicën qytetare dhe jo për pakicën politike, sepse ata kanë një bythë të shitur dhe ne shqiptaret serish një ditë do të ngrihemi dhe nuk do ta lejojmë qe të na shesin karshi interesit të tyre profitabile dhe vetëm.
 

E diel, 04-12-2011

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive