Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Albin Kurti: Vullneti i popullit shqiptar, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
Albin Kurti: Vullneti i popullit shqiptar, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë PDF Print E-mail
21 Janar 2012

A priten zgjedhje të parakohshme parlamentare? Nëse po, si mund të rrëzohet qeveria aktuale e Kosovës?

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk po i kursen kapacitetet e saj për t’i dhënë fund një orë e më parë kësaj qeverie. Ne po organizojmë tubime mobilizuese me qytetarë, po bëjmë aksione protestuese, po ndërmarrim nisma edhe në Kuvend, siç është edhe nisma për mocion mosbesimi ndaj qeverisë. E kemi kërkuar tash sa kohë rrëzimin e kësaj qeverie dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.



Si mund të realizohet bashkimi mes Tiranës dhe Prishtinës, mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë duhet bërë sepse ky është vullneti i popullit këndej dhe andej kufirit. Mirëpo, vullneti i popullit nuk përputhet me interesat e elitave politike. Konzervimi i pushtetit dhe ruajtja e dominimit të tyre është më i lehtë duke e mbajtur popullin të ndarë. Bashkimi midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet të vijë si rezultat i shprehjes së lirshme të vullnetit të shqiptarëve përmes referendumit.


 

Çfarë qëndrimi mban z. Kurti për çështjen çame?

Ne jemi mjaft koshient për tragjedinë e shqiptarëve, vrasjet, dëbimet e masakrat që populli shqiptar ka përjetuar nga shovenizmi grek. Kemi raporte të mira bashkëpunimi me partitë politike, por edhe me organizatat që merren me çështjen çame. 



Sa përkrahet aktiviteti patriotik i aleancës "Kuq e Zi" nga lëvizja Vetëvendosje?

Lëvizja VETËVENDOSJE! është e gatshme të bashkëpunojë jo vetëm me Alencën Kuq e Zi, por edhe me çdo organizatë që e shtron drejt dhe merret aktivisht me çështjen shqiptare. Përveç kësaj, është tejet e rëndësishme që të gjitha organizatat që merren me çështje të kësaj natyre të jenë të qartë politikisht, e më pas konsistent në adresimin e qëllimeve. Çështja e bashkimit kombëtar nuk duhet reduktuar në formë dhe simbolikë, ai duhet zbërthyer në politika konkrete zhvillimore që janë në interes të popullit shqiptar, duke mos qenë në dëm të popujve tjerë. 



Çfarë mesazhi përcjell lideri i Vetëvendosjes për politikën aktuale të Tiranës?

Politika në Shqipëri nuk ka pengesa juridike për angazhim rreth çështjes kombëtare, përkundrazi, preambula e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë është thirrje për angazhim në këtë drejtim. Çfarë mungon atje është vullneti politik i klasës politike. Shqiptarët duhet t’i kthehen vetes dhe të shikojnë interesat e tyre, përpara çdo retorike që ngjan si universale, por në fakt është totalizim i interesave të pjesshme. E mungesa e universalitetit të organizimeve ku i mbajnë gjithë shpresat shqiptarët, shihen në momentin që këto të fundit janë në krizë.

  Intervistoi: Redan Bushati

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2012-03-25 16:04:28
pershndetje te gjithve shume lehte ashte medite se si mundemi me ubashku shiprija dhe kosova. pra lihete data esakt evottimeve neshipri poashtu dhe ne kosov. shumica evotusve votojn pro bohete bashkimi nuk dojin me vtu nuk bahete bashkimi. bashkimi bahet me vota kurs si ndryshe

Koment nga GUEST më 2012-03-25 16:02:44
vetvendosja dhe Aleanca Kuq e Zi jane tamam patriota e per Shqiptari se keto qeverit momentale ne Kosove e Shqiperi jane tamam Vazale dhe te shitura duhet te hiqen te zihet vendi i tyre me vetvendosjen dhe kuq e zit e te bahet referendumi.


International
English
Faqe interaktive