Faqe kryesore arrow Kosova arrow Qeveria e Kosovës një karikaturë serbe!
Qeveria e Kosovës një karikaturë serbe! PDF Print E-mail
06 Mars 2012

Nga Bekim Rexhepi

Teoritë që shprehen në sentiment politik të vendit mund të shfaqen në forma të ndryshme. Por, interesi racional dhe mbase i përbashkët i qytetarit dhe i qeverisë  duhet të ekzistoi i pa shkëputur nga njëri tjetri. Qytetaret e Kosovës dhe qeveria e Kosovës janë të obliguar që të kenë dhe ti mbajnë këto relacione, sepse në të kundërtën do të kemi adresim të dëmit në shtet.
Është e kuptueshme dhe skajshmërisht legjitime që çdo qytetar, brenda shtetit të kërkoi çdo lloj informimi dhe ndihme, në mënyrë që të evitohet ndalja e jetës shoqërore dhe të mos çrregullohet ajo në teknika të dhunës.
Politikisht nuk është e pakuptueshme se pse kemi në masë të gjerë shoqëri racionale dhe në përputhje më këtë mbase dikush duhet të qeverisë. Por historikisht ndodh qe qeveritë të mos jenë racionale dhe në përputhje me vet shoqërinë, së cilës i mandatohet dhe i obligohet se do ta përfillë duke e informuar dhe duke e ndihmuar në ecje në jetë.

Ndërsa, duhet ta pranojmë se në vend kemi një ndalje të jetës shoqërore, për pasojë të vendimeve inferiore të qeverisë, e cila i shmanget domosdoshmërisë së informimit dhe ndihmës së qytetarëve. Madje në disa raste këto sjellje, i përplotëson dhe i qartëson me vendime të tjera që nuk përjashtojnë as teknikën e dhunës, që manifestohet sipas logjikës së mbrojtjes së interesit të pushtetit në emër të shtetit.
Të gjithë qytetaret e Kosovës, në përjashtim të minoritetit serb (të Kosovës ), duan qe teknika e dhunës të zhduket nga jeta e tyre, por kjo dëshirë sikur nuk përkon me interesin e gjerë racional të shoqërisë, dhe po i përgjigjet me një fanatizëm interesave të vogla të një minoritetit dhe të një qeverie me nuanca diktatoriale.
Viteve të fundit kemi pasur dhunë nga minoriteti serb i Kosovës dhe i qeverisë së Kosovës. Minoriteti këtë dhunë e tregoi në mënyrë kriminale duke mos lejuar qytetaret tjerë, të nacionalitetit tjetër të vendosen në pronat e tyre, madje edhe ndaj vet shtetësisë së Kosovës në veçanti, ndërsa qeveria e Kosovës dhunën e saj e ushtroi disa herë ndaj qytetarëve të saj. Në Veri u përpoq të tregoi muskujt, e bëri një sfilitë të teknikës së dhunës, por u kthye me kokë turpi. Ndërsa, ne Jug tregoi muskujt, dhe e ushtroi teknikën e dhunës, madje me brutalitet ndaj qytetarëve shqiptar(shih: protestat e qytetarëve nën siglën e VV-së), qe kishin disa kërkesa legjitime sa i përket interesit të shtetit.
Të tregosh muskujt e dhunës mbi të dobëtin dhe mbi ato kërkesa legjitime të disa qytetarëve, nuk mund të quhet dhunë legjitime, madje ta provosh atë pushtet të forcës ndaj të dobëtit dhe kërkesave legjitime është abuzim me i madh në emër të shtetin. Ndërsa, në anën tjetër në Veri të Kosovës, pushteti i qeverisë së Kosovës ëndërron të shtrihet, sepse atje përballet me barrikada dhe akte kriminale, ndaj përton, ngurron të tregoi ata muskuj çoftë edhe ne retorikën e vet politike.
Ky është absurditet politik, sepse pushteti nuk mund të provohet në aventura të tilla selektive, me qytetaret e saj. Seleksionimi në qytetar të dobët dhe ne qytetar të fortë, në kërkesa legjitime dhe në kërkesa jo legjitime është gjithsesi një politik e pakrye e një qeverie aventuriere.
Të pakt janë ata, edhe me të pakt do të mbeten ata qytetar qe nuk kanë një definicion të qartë për këtë qeveri dhe për këtë pushtet në Kosovë, i cili më shumë se kaq i provuar të zgjedh interesat e veta personale dhe jo të shtetit.
Të japim vetëm dy tre shembuj qe deri diku e qartësojnë këtë model të qeverisë dhe të pushtetit të Kosovës:
    •    Kërkesa për shtrirjen e sovranitetit të shtetit në gjithë territorin e vendit, e edhe në veri të Kosovës.
    •    Kthimi i masave të reprocitetit ekonomik (e politik) me Serbin.
    •    Mos zëvendësimi i emërtimit të republikës sovrane me fusnotën shtjellëuese (të rezolutës 1244-er dhe të opinionit të GJND-së).
Dhe këto tri kërkesa (jo të vetme) të qytetarëve shqiptar nga qeveria konsiderohen jo legjitime, madje ushtrohet dhunë dhe zhvillohet një logjikë linçuese me akuza si antishqiptare, antievropiane, antiamerikane, etj.
    •    Kërkesa e minoritetit serb të Kosovës qe të mos njihet pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës edhe në veri të Kosovës, është provuar dhe është penguar për kaq vite me dhunë dhe me veprime të tjera kriminale.
    •    Të gjitha simbolet e shtetit të Serbisë të vendosura në Veri, të jenë funksionale dhe ti përgjigjen interesit nacional të Serbisë.
    •    Zgjedhjet serbe të Serbisë të organizohen dhe të mbahen edhe në veri të Kosovës .
Dhe këto tri kërkesa (jo të vetme) të qytetarëve serb të Kosovës nga qeveria konsiderohen jo legjitime, por ndaj tyre shfaqet tolerancë dhe de fakto ato bëhen legjitime për realitetin në veri.
Pra, mes kërkesave legjitime të qytetarëve shqiptar që kanë në aks interesin e zhvillimit të shtetit të Kosovës dhe jo legjitime të qytetarëve serb që kanë në aks interesin e degradimit të shtetit të Kosovës, qeveria ka zgjedhur njëanshmërinë e tregimit të dhunës, të shfaqet atje ku shfaqet i dobëti dhe të mos shfaqet atje ku shfaqja e të fortit dhemb në palcën e vet qeverisë. Kam një përfundim tragjik në këtë analizë sepse nuk di si ta quajmë ndryshe këtë qeveri, këtë pushtet - po veçse në çdo shfaqje të përditshme politike më bëhet se është një karikaturë serbe.

04/03/2012  


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2012-06-05 15:01:56
Athere kur nuk kishte shtet,populli i kosoves prodhoi trima,heronje,udheheqes dhe patriot te medhenje.Asnje here nuk i jane nenshtruar kerkujt,por me dipllomci dhe ne mungese te saj kane derdhur forcen per nje kosove te lire,idipedente,sovrane dhe te pavarur..Po sot Kosove me thuaj ku je?..Cdo kushe nje pellembe ta hedh,dhe qeveria buzeqesh ne emer te tolerances?!!!...Shpresa e vetme je Albin Kurti,ne rastse nuk harron premtimet nese vjen ne pushtet.


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?