Faqe kryesore arrow Çeshtja Kombetare arrow Vrasja ne Gostivar trondit themelet e Maqedonisë
Vrasja ne Gostivar trondit themelet e Maqedonisë PDF Print E-mail
06 Mars 2012

Shkasi i parë i çdo lëvizjeje politike është dhuna e shkaktuar dhe ndiejna e qytetarit qe është i pafuqishëm . Ndërsa ana tjetër është psikologjia më fort se sa ekonomia, ndonëse edhe interesi ekonomik hyn si një shtytës i fuqishëm në krijimin e gjendjes psikologjike për te ardhur deri tek trazirat politike,sociale. Prandaj edhe këtu teoritë se shqiptaret pas luftës se fundit do te jene te lumtur, sepse janë te kënaqur me atë qe kane fituar? Se do te rrije duarkryq sa here qe dikush ti vras? Gabohen ...sepse qe nga përfundimi i luftës ne Iliride janë vrarë me qindra ushtar dhe komandant te UCK-se,,, here ne bese e here ne tradhti por kësaj radhe indinjata qytetare do te tregoj se vrasja e dy te rinjve ne mes dite ne qytetin e Gostivarit nuk do justifikim ,ajo ishte bere vetëm ne baza etnike..Shpjegimi i tyre, cili do qe te jete,, nuk ka kuptim, vrasja është kryer për motive te ultë urrejtja nacionaliste.

 

Po shihet qe ai vend është i brishtë dhe nuk ka te ardhme politike sepse ndarja e saj ne vija te trasha etnike e bene te pamundur jetesën ne këtë shtet te dy etniteteve,  Shqiptare dhe Maqedone . Shkaqet e kësaj vrasje  do te lëkundin themelet e  marrëveshje te Ohrit e cila veç se është e lëkundur ,sepse asnjëherë nuk u zbatua ne përpikemeri, Shqiptaret mbeten te varfër përpos atyre politikaneve te cilët kane krijuar pasuri te patundshme Thënë ironikisht, tek ne shqiptarët, politika është i vetmi profesion, ku mungesa e diturisë është më e mirë së vetë dituria
Mjerisht luftërat janë si një valë e rrëmbyer që, bashkë me vlerat, nxjerrin në sipërfaqe pasionet më të ulëta,. Në këto kohe nuk mund vihet rregull dhe kontroll aq sa duhet, ku çdo njeri me një pushkë në krahë ka rast të bëjë shpeshherë ligj. Me përfundimin e luftës dhe me marrëveshjen e Ohrit:  Politikanet  harruan luftën, harruan dëshmoret, harruan gjakun, harruan te gjitha ato qe i beri me dekada sllavo-Maqedonia - Politikanët tanë janë individ amoral, që të padrejtën e proklamojnë si të drejtë dhe së ata (politikanët tanë) merren vetëm me thash e thëne dhe shpifje dhe e paraqesin vetën si të jashtëzakonshëm dhe shpëtimtar të kombit.
    Përgjithësisht me luftën e fundit u hodhën tek ata ndjenjat kombëtare . Por sapo panë pushtetin u hodh tek elementi që nuk beson ne asnjë vlerë kombëtare  dhe që kërkon të përmbysi çdo gjë për të dalë vetë në krye  . Është koha për të marrë vendime historike për shpëtimin e atdheut. Duhet qe dy partitë me te mëdha Shqiptare te bashkohen rreth qëllimit te përbashkët te dalin me një platformë qe për fillim do te ishte një konfederatë ne mes dy etnive me Qeveri te vetat, ne mënyrë qe popujt mbas një periudhe te vendosin vete me referendum se si dhe ke dua te jetojnë. Natyrisht, nuk është  puna që njëra prej atyre partive shqiptare të hynte nen urdhëratë e tjetrës; por të bashkëpunonin të dyja  për shpëtimin e popullit shqiptar.
Shqiptaret mund te kenë mendime te ndryshme por ato duhet te shprehen ne një atmosfere te unitetit, e jo një atmosfere te përçarjes. Dallimi ne mendime ne asnjë mënyrë nuk duhet te prish dashurin qe duhet te kemi për Kombin kur ai ne këto momente po cenohet pa mëshirshëm nga sllavo-maqedonet te cilët ne çdo forme bëjnë shtypje sistematike karshi popullit shqiptar,por kjo njëherë e përgjithmonë duhet marr fund. çdo vazhdimësi e kësaj shtypje mund te prodhoj bombën e kurdisur ne Ballkan me përmasa dramatike për krejt Evropën qe mund te sjell konflikt deri mes shteteve anëtare te Natose-Turqi-Greqi-Shqipëri. 
Ne Maqedoni ka shume mundësi reale qe nëse nuk arrihet një marrëveshje qe populli shqiptar te jetoj  ne një konfederatë,  mund te shpije ne një konflikt te armatosur . Për ne si popull nuk duhet frikësuar kësaj, por duhet qe proceset politike te shtyhen nga vet ne ,qe te kërkojmë  qe te bashkohemi, sepse fundja jemi 8 milion shqiptar qe e duan at bashkim dhe nuk ka fuqi qe do te mund te ndal këtë proces te bërjes se Shqipërisë ashtu siç ishte me shekuj.Meqenëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që së bashku formojnë Kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij se ç’shërbim ka bërë dhe çfarë të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie të quajtur komb. “Nuk mund të punojmë për vendin dhe kombin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të atdheut
 
Gazmend Islami
Autori është analist politik dhe Gazetar



Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2012-03-25 15:55:12
ma mire vone se sa kurre eshte nje fjale e urte . duhet te bashkohemi , duke i flakur interesat personale dhe grupora ngase nga filozofija shqipetare ,me mire na vjene te na sundoje iksi se sa ta formulojme njehere e pergjithmone shtetin natyrore shqiptare .  
ju bashkekombas te nderuar pa dallim bindje partijake me mishe e me shpirte te bashkohemi mos te na shkeli koha ..... 
 


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?