Dialogu për Veriun dialog për luftë... |
|
|
|
19 Prill 2012 |
Nga Bekim Rexhepi
Zërat e fundit lidhur me “Veriun e Kosovës”, janë shtuar në funksion të dialogut të mundshëm pas zgjedhjeve në Serbi. Këta zëra janë edhe në disa qarqe ndërkombëtare ku Serbia akoma perceptohet si faktor qe prishë paqen dhe duke e konsideruar atë si të vetmen vlerë ata vazhdojnë të sugjerojnë zgjidhje shpesh larg planit të Ahtisarit dhe kërkesave shqiptare.
Mund të kuptohen këto insiativa (më shumë serbe), por nuk mund të arsyetohen sepse në njëfarë mënyre paqja aktuale mund të ruhet për një kohë të shkurtër, ndërsa ajo mund të prishet nga çfarëdo faktorizimi radikal në Prishtinë, po qese ka zgjidhje jashtë planit koncensional të Ahtisarit.
Të saktësojmë se nuk ka çështje të veriut të Kosovës. Ajo ka një zgjidhje superiore dhe të pakrahasueshme për një minoritet, i cili me kaq numër të vogël karshi shumicës shqiptare përfaqësohet në të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës. Është vetëm fushata, ajo qe ndërmerret, planifikohet nga Serbia qe gjendja aktuale në veri të Kosovës të instrumentalizohet si çështje qe duhet të shtrohet ne dialogun e pas zgjidhjeve serbe.
Qeveria e Kosovës ka ripërsëritur disa herë se nuk mund të ketë zgjidhje tjetër jashtë planit të Ahtisarit, nuk mund të ketë kompromis tjetër nga Kosova dhe shqiptaret, të cilët përpos qe hoqën dorë nga përcaktimi nacional i definimit të shtetit në atë multietnik, nuk mund të japin më shumë se kaq.
Përfundimisht nuk mund të krijojnë autonomi të tjera brenda shtetit sepse çfarëdo autonomie tjetër, jashtë të drejtave të përcaktuar në planin e Ahtisarit, e bënë këtë plan absurd dhe mjeran. Ndryshe, një prishje e planit të Ahtisarit, duke hapur “çështjen e veriut të Kosovës”, për zgjidhje tjetër, nuk ka kuptim të qëndroi në jetë akoma sepse ai mund të kuptohet si një plan i cili deri më tani zgjedh dhe i zgjeron kërkesat serbe dhe në anën tjetër i ngulfat dhe i ngushton kërkesat shqiptare.
Dialogu me Serbin duhet të marrë fund, sepse qasja serbe për Kosovën nuk ka ndryshuar, për paqen e qëndrueshme nuk ka ndryshuar, për integrimet nuk ka ndryshuar! Serbia akoma orientohet nga politika e mbeturinave të millosheviqve të tjerë. Nuk e do një Kosovë ku serbet e mbetur të mund të qeverisen nga një qeveri shqiptare. Nuk e do një paqe qe rehabiliton shqiptaret ne shtetin e tyre. Nuk e do integrimin të njëkohshëm të serbëve dhe të shqiptarëve ne Evropë. E do përfundimisht vetëm veten e saj të jetë atje, ndaj kështu vazhdon të sillet dhe të tolerohet nga institucionet ndërkombëtare.
Kosova ka bërë disa hapa mjaftë dhimbshëm, Ka pranuar planin e Ahtisarit dhe ka krijuar një shtet multietnik edhe pse me mbi 90% e popullsisë është shumicë shqiptare. Nuk ka paditur Serbin për krimet e luftës në gjyqin ndërkombëtar për krime. Ka hequr dorë nga emërimi i republikës dhe të tjera si këto!...
Por, tani duhet ti ndaloj të gjitha koncesionet me Serbin përmes dialogut sepse kjo rrugë po e qon Kosovën në pseudozgjidhje, dhe siç kemi kuptuar edhe ne të kaluarën zgjidhjet e tilla vetëm se programojnë konflikte të reja. Na mbetet fare e pakuptimtë se si pala shqiptare ne emër të dialogut teknik po redukton çështjet e rëndësishme politike të shtetit, të cilat nuk mund të preken aq lehtë ne emër të “objektivitetit” e “realizmit” politik. Dialogu me Serbin nuk ka më fare objektivitet dhe realizëm sepse mbi të, më shumë synohet që Kosova të subjektivizohet dhe realiteti të ndryshohet në dobinë serbe dhe përfundimisht serbe.
04.04.2012
|
Koment nga GUEST më 2012-06-05 14:54:09 po quditem me nderkombetaret se serbet me 2 perqind popullsi kan te drejta minoritare si te ishin shtetformues e ne fakt jan.si mund te flas nje popull me 2 perqind gjuhen e vet ne parlament.a ka kun ne bot .tash disa nderkombetar rhon beni nje plan per bisedime ,a ka plan ma te dhimbeshem se plani ahtisari.te gjitha kishat tona te ndertuara ne antik ,u ben kisha serbe .ato ishin te ndertuara ne shek e tret e serbet erdhen ne shek e 12 pikrisht per her te par e kan par mitrovicen ne vitin 1180 pastaj e kan okuapuar dardanin ne citin 1217. torp per evropen lavire | |