Faqe kryesore arrow Çeshtja Kombetare arrow Ndërrojnë jetë tre antarë të Ballit Kombëtar
Ndërrojnë jetë tre antarë të Ballit Kombëtar PDF Print E-mail
05 Qershor 2012

 Me keqardhje ju njoftojmë se në qytetin Melbourne kanë ndërruar jetë dy  antarë të Ballit, Nazar Ismaili nga Pogradeci dhe Myftar Myftaraj nga Vlora. Po kështu, jemi lajmëruar se të premten e kaluar është varrosur me nderime te mëdhaja në qytetin Boddington të Australisë Perëndimore  Mehmet Kollcinaku nga Bozhigradi i Devollit. Që të tre për më tepër se 60 vjet si emigrantë në Australi kanë qenë të vendosur dhe solidarë me  Komitetin  Qendror të Ballit Kombëtar dhe të Komitetit Demokrat Shqipëria e Lirë.

"Balli i Kombit" i përcjell ngushullimet më të sinqerta familjarëve të të ndjerëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre !

Nga Australia, Petrit Kello.

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?