Ndërrojnë jetë tre antarë të Ballit Kombëtar |
|
|
|
05 Qershor 2012 |
Me keqardhje ju njoftojmë se në qytetin Melbourne kanë ndërruar jetë dy antarë të Ballit, Nazar Ismaili nga Pogradeci dhe Myftar Myftaraj nga Vlora. Po kështu, jemi lajmëruar se të premten e kaluar është varrosur me nderime te mëdhaja në qytetin Boddington të Australisë Perëndimore Mehmet Kollcinaku nga Bozhigradi i Devollit. Që të tre për më tepër se 60 vjet si emigrantë në Australi kanë qenë të vendosur dhe solidarë me Komitetin Qendror të Ballit Kombëtar dhe të Komitetit Demokrat Shqipëria e Lirë.
"Balli i Kombit" i përcjell ngushullimet më të sinqerta familjarëve të të ndjerëve.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre !
Nga Australia, Petrit Kello.
|