Faqe kryesore arrow Kosova arrow Mati pazaret për pakon e Marti Ahtisarit
Mati pazaret për pakon e Marti Ahtisarit PDF Print E-mail
29 Janar 2007

Bekim Rexhepi

Pavarësia e plotë, më nuk mund te flitet nga ky realitet i sotëm. Për këtë një justifikim i mundshëm politik ekziston sepse i ka ndodhur Kosovës kjo disa herë. Elektorati nuk i ka gjykuar asnjëherë të  justifikushmit e vet edhe at’herë kur është shfaqur trajta kuislinge. Deri te shpalosja definitive e pakos së Marti Atisarit kanë mbetë edhe  do ditë, e këto ditë padyshim se janë të mirëseardhura për ata qe i  besuan këti procesi dhe pritjen e banë durim të vetin dhe te tërë  elektoratit. Unë akoma dua të shprehi arsyen time pse duhet te mbetem kundër  këti procesi, i cili edhe në këtë mënyrë nuk e raspektoi dhe nuk e  përfilli vullnetin e shqiptarëve te Kosovës për pavarësi.

Në fakt mungesa për një projekt strategjik mund të dështoi, nëse bartësit e ndonjerit projekt, nuk janë në gjendje të hynë dhe të kontrollojnë  në tërsi të proceseve. Defilimi nëpër një dhe vetëm një fazë të  proceseve nuk mund te quhet asesi plan strategjik...!
Procesi i zgjidhjës së problemit të Kosovës kaloi nga një fazë në tjetrën, duke e ndryshuar strukturen e skenarit në kohë dhe imponime, madje dhe sipas te deleguarëve të tjerë dhe asnjëherë sipas strategjisë së bartësve tanë.
Shih; palën përfaqsuese të shtetit serbe se si ka manipuluar në favor  te saj, duke e dërguar pakicën serbe të Kosovës, drejtë realizimit të  perpjekjeve te vet, madje i’a ka dalur me sukses të paraqitet, duke u  shëndrruar para te tjerëve si kërkues të lirisë, akoma pa e kthyer lirin  tek robrusit e saj. Në pakon e Ahtisarit se shpejti këto ditë do te  publikohet se pakica serbe e Kosovës do te ketë autonomi të zgjeruar. Kjo  autonomi e zgjeruar është bërë kërkesë e jona nga delegacioni serb edhe  në Vijen. Kjo autonomi paska qenë kërkesë serbe për serbët e Kosovës  dhe ne se paskemi ditur. Edhe kjo mund te ndodhë. Po robruesit e Serbisë qe “janë” shqiptaret e Kosovës, nuk ia arritën që kërkesat dhe përpjekjet e vet t’i realizojnë. Pavarësia e plotë, më nuk mund te flitet nga ky realitet i sotëm. Për këtë një justifikim i  mundshëm politik ekziston sepse i ka ndodhur Kosovës kjo disa herë.  Elektorati nuk i ka gjykuar asnjëherë të justifikushmit e vet edhe at’herë  kur është shfaqur trajta kuislinge. Shpesh herë e kemi zënë në gojë, e më se shumti ata qe vetën e kan  identifikuar me termin “Politikë e moderuar”.  Nuk mund te quhet Politikë e  moderuar, ajo politikë e cila për vet akoma në traditë nuk ka thithur  elementet me te rëndësishme te racionalitetit. Ndërsa, termi “Politikë e  moderuar” është pohuar dhe është përqafuar me knaqësi te jazakont nga  bartësit tanë. Pra, kur në Kosovë kishte dhe ka shumë, e më shumë  vezhgues të ndryshëm, ata që kan identifikuar vetën dhe që kanë dashur  gjithashtu të paraqiten me këtë term kan qenë vetëm të papjekur politikisht  normal. Dhe mbi këtë normalitet politikë unë lusë që të matni pazarin  për pakon e Marti Ahtisarit.

27 Janar 2007


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-01-31 15:41:13
Edhe ti matesh pazaret e tilla dihet fundi i tyre pasi kur hyne ne pazare dihet sec pret....dhe kjo eshte e trishtueshme mjaft per Kosoven e gjakosur ne shekuj, por shpresat kurren e kurres nuk duhet me u shuejt e vec durim duhet me i madh se kurre tash. Vecse shteti i fuqishem America e zgjidh me se drejti kete proces kaq e kaq te deshiruar te popullit kosovar, pvaresine.


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?