Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Regjistrimi i popullsisë dhe Planifikimi Hapësinor i Kosovës
Regjistrimi i popullsisë dhe Planifikimi Hapësinor i Kosovës PDF Print E-mail
04 Tetor 2012
Këto ditë u benë publike rezultatet përfundimtare për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë,nga ana e Entit të Statistikave të Kosovës,si bartës i projektit tepët të rëndësishëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Natyrisht ka,do të ketë edhe në të ardhmen reagime euforike,deri diku të arsyeshme,e ka të tilla të pa arsyeshme,çka tregon me mos njohjen në esencë të tërë procesit të Regjistrimit i cili është përkrahur nga institucionet ndërkombëtare,si Zyra e Statistikave të Komuniteteve Evropiane (EUROSTAT) .
Është ky regjistrim i bërë pas 31 vite,i bazuar në të dhënat e marra në teren,jo në tërë territorin e Kosovës,çka është e meta ma e madhe e procesit. Ky regjistrim nuk duhet të jetë shkas për politizim ekstrem të procesit,por duhet me punë profesionale të argumentohen ato “lëshime” të bëra gjatë procesit,nëse ka !. Ka dilema të ndryshme si vendi i regjistrimit,mundësia e duplifikimit të dhënave,rrezikshmëria e procesit,por nuk ofrohen zgjidhje,argumente,fakte reale të qëndrueshme për të kundërtën.

Duke i marr në konsideratë seriozisht të gjitha vërejtjet me vend,për të gjithë profesionistët që merren me Planifikimin Hapësinor dhe Urban në Kosovë,regjistrimi duhet të jetë një bazament i rëndësishëm në procesin e ardhshëm të planifikimit. Ma nuk duhet të ketë dilema të mëdha që e kanë përcjell procesin e Planifikimit,posaçërisht në vitet e pas luftës,duke u arsyetuar në mungesën e regjistrimit e në thelb ishte diçka tjetër,pasi në ketë proces lejohen metodat krahasuese në tërë botën.
Kryeqyteti i Kosovës Prishtina ka vërejtje serioze në rezultatet e publikuara,nuk mundet të jetë numri i popullsisë barometër për ndarjen e grandeve qeveritare komunave e posaçërisht kryeqytetit të Kosovës. Për këtë duhet të mendoi Ministria e Financave pasi ndarja e “kulaçit” shtetëror tregon se kjo çështje është komplekse dhe duhet trajtuar seriozisht në të gjitha aspekte,e jo vetëm në numrin e banorëve si është vepruar në vitet e pas luftës. Për kryeqytetin duhet marr parasysh shumë elemente tjera,që nuk evidentohen në procesin e regjistrimit si janë lëvizjet ditore të popullsisë që zhvillohen në kryeqytet ku i kemi koncentruar të gjitha kapacitetet e administratës qendrore,politikës,tregtisë e shumë aktiviteteve tjera,çka nga aspekti hapësinor nuk është në rregull. Qenësore kryeqyteti Kosovës duhet të ketë statut të veçantë ashtu si të gjitha kryeqendrat tjera në botë.   
Kjo shoqëri,për fat të keq është duke i përsëritur gabimet që i kanë bërë shoqëritë tjera në shekullin e kaluar,është duke lejuar që zhvillimet hapësinore dhe urbane të jenë monocentrike (koncentrimi i aktiviteteve zhvillimore në një hapësirë të kufizuar të Kosovës),në vend që të aplikohet zhvillimi POLICENTRIK në tërë hapësirën e Kosovës,ashtu si po vepron e tërë bota,e që parashihet edhe në Planin Hapësinor të Kosovës “2010-2020+”.  
Kreativiteti i përpiluesve të PZhK dhe PZhU të Prishtinës,të cilat janë në proces, është mu në mjeshtërinë e zbërthimit të këtyre sfidave hapësinore që i ka ajo si kryeqytet i Kosovës me invazionin ditor,javor dhe periodik të popullsisë jo rezidente,si dhe të mysafirëve të tjerë dhe turistëve të shumtë që e vizitojnë Kosovën. Nuk bënë apstrahuar prezencën e ambasadave si dhe institucioneve politike dhe përfaqësive të ndryshme ekonomike dhe politike. Të gjitha këto e rrisin enorm numrin e banorëve dhe në procesin e Planifikimit Hapësinor dhe Urban nuk duhet anashkaluar. Kërkohet një trajtim serioz dhe profesional i tërë hapësirës së Komunës së Prishtinës pasi pa dyshim ka implikime hapësinore edhe në Komunat për-rreth,si dhe në ato ma larg.  
Një e dhënë brengosëse është numri i madh i shtëpive,banesave të pa banueshme,diku afro 30%,ma saktë 99,808 është numri i banesave të zbrazëta në pjesën e Kosovës të regjistruara. Për ketë shifër,publikisht në fazën e publikimit të rezultateve preliminare,në disa takime kam pasur rezerva se si është ardhur te kjo shifër shqetësuese për tërë shoqërinë kosovare,shpjegimet e profesionistëve të ESK,për mua nuk ishin bindëse !. Kjo e dhënë duhet ti shqetëson të gjithë që merren me hulumtime të fushave të ndryshme e posaçërisht ata që merren me Planifikim Hapësinor dhe Urban.
Ka shumë pyetje hipotetike që ndërlidhen me këto të dhëna. A thua edhe Kosova po iu bashkëngjitet atyre shteteve që “mortaja e bardhë” do ti shkakton turbulenca të mëdha në zhvillimin gjithëpërfshirës të territorit të saj. Sfida të mëdha paraqiten para të gjithë pjesëmarrësve në procesin e planifikimit. 247,949 është numri i ndërtesave me së paku një banesë të banueshme të zakonshme, numri i banesave të zakonshme është 312,711,numri i banesave të zakonshme (të shfrytëzuara) është 412,519,por është befasues numri i banesave të zbrazëta në tërë Kosovën,99,808. Ky numër i banesave të zbrazëta tregon një ecuri me të cilën të gjithë ne duhemi të brengosemi. Janë këto shifra që tregojnë se në Kosovë po krijohet një realitet i ri,të cilin duhet trajtuar seriozisht në të ardhmen për të parandaluar këto trende të rrezikshme për një shoqëri.
Kjo mundet të arrihet vetëm me një Planifikim Hapësinor,Urban dhe Arkitektonik,                                                                                                                                                    profesional,realist që aq shumë është nënçmuar në dekadat e fundit në Kosovë. E tërë kjo qasje domosdo duhet ndryshuar,duke u bazuar në të dhënat e rëndësishme të mbledhura në teren,që do ti ofron regjistrimi i bërë i popullsisë,ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë. Të gjitha ato dokumente hapësinore ekzistuese dhe në proces,duhet gradualisht korrigjuar dhe plotësuar me të dhënat e duhura nga ky regjistrim. Ato duhet përpunuar me ndihmën e operatorëve të ndryshëm,të sistemit gjeografik të informatave (GIS),që lehtësojnë punët në ketë lami,kështu do të kemi një Planifikim Hapësinor dhe urban të qëndrueshëm në tërë Kosovën.


Prishtinë       01.10.2012                                                                      

Arch. Ylber Vokshi-Ylli
Arkitekt i pavarur

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive