Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Nėse Kosova nuk arrin Pavarėsinė, duhet realizuar menjėherė Shqipėria Etnike
Nėse Kosova nuk arrin Pavarėsinė, duhet realizuar menjėherė Shqipėria Etnike PDF Print E-mail
30 Janar 2007
Article Index
Nėse Kosova nuk arrin Pavarėsinė, duhet realizuar menjėherė Shqipėria Etnike
Page 2

Xhemil Meco

Plani B i shqiptarëve - Shqipëria Etnike

Negociatori i OKB-së Marti Ahtisaari po parqet këto ditë planin e tij për statusin e Kosovës. Ky plan, të cilin Serbia duket se do ta refuzojë tërësisht, ka ngjallur shqetësime tek shqiptarët. Sepse ky plan nuk parashikon pavarësinë dhe sovranitetin e shumëpritur, por në rastin më të mirë vetëm një pavarësi të mbikqyrur. Thuhet se ky plan do t'i hapë rrugën Kosovës të antarësohet në organizmat ndërkombëtarë si OKB, FMI etj. Nga këto organizma, ajo që ka rëndësi është vetëm OKB, sepse vetëm me një vend në OKB Kosova mund të quhej realisht e pavarur. Por një gjë është më se e qartë: ky plan nuk propozon njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Propozon vetëm mundësinë që Kosova të ketë mundësi ta kërkojë njohjen e pavarësisë???!!!!

Dhe kjo është shumë larg asaj që shpresonin Kosovarët. Sepse në këtë mënyrë rrezikojmë të hymë në një proces të gjatë e pambarim me një përfundim të pasigurt. Eshtë pikërisht ajo çka dëshiron Serbia: të mos njihet pavarësia e Kosovës, dhe çështja e statusit të shtyhet sa më larg të jetë e mundur dhe të bëhet sa më lëmsh të jetë e mundur. Derisa të krijohet një situatë tjetër ndërkombëtare, derisa Rusia të ketë një peshë më të madhe, derisa komuniteti ndërkombëtar të lodhet me Kosovën dhe ta heqë vëmendjen nga Kosova.

Serbia, e cila në vitin 1999 ndërmori një spastrim etnik radikal, ku largoi rreth 1 milionë shqiptarë nga Kosova dhe vrau rreth 10.000 të tjerë, nga pozicioni i xhelatit ka kaluar tani në atë të "vikitimës". Dhe me një mentalitet të pështirë kolonialisti ankohet se po fitojnë lirinë ata që ajo i shtypi dhe i vrau për vite me radhë. Dhe çuditësisht thirrjet cinike të Serbisë po dëgjohen nga komuniteti ndërkombëtar dhe Marti Ahtisaari, në një kohë që Serbia nuk duhet të kishte patur as të drejtën e fjalës pas atyre mizorive dhe tmerreve qe bëri mbi shqiptarët e Kosovës, tmerre të denja vetëm për barbarët e epokës së Paleolitit.

Kosovarët mendojnë se duke qenë e pavarur dhe sovrane Kosova mund t'i shpëtojë rrezikut serb që i rri mbi kokë. Por nëse kjo nuk arrihet, nëse procesi i statusit shndërrohet në një tallje monumentale me aspiratat dhe dëshirën e një populli për liri, atëherë shqiptarët do të duhej të parashikonin një plan tjetër për shpëtimin e Kosovës dhe kombit shqiptar. Zgjidhja tjetër është Shqipëria Etnike. Faktikisht është e vetmja zgjidhje reale dhe e sigurt si për Kosovën ashtu edhe për krejt kombin shqiptar.

Kosovarët u orientuan në fillim drejt pavarësisë dhe jo drejt bashkimit me Shqipërinë me qëllimin për të ofruar një kompromis, si për vendet e rajonit ashtu edhe për komunitetin ndërkombëtar. Por nëse ky kompromis nuk vlerësohet por përkundrazi merret si një shenjë dobësie, atëherë Kosova dhe krejt kombi shqiptar kanë të drejtën e tyre më se legjitime që të bashkohen dhe të realizojnë Shqipërinë Etnike për të përballuar së bashku rrezikun nga Serbia.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-01-31 15:38:54
Pajtohem me autorin e artiklit. 
 
M Murati 

Koment nga GUEST më 2007-02-02 11:08:45
Mendoj se bota duke i dhene pavaresine Kosoves ne nje fare menyre kompeson pjeserisht ate padrejtesi te bere nje shekull me pare mbi kombin tone.Ndersa ne rastin se n.q.se nuk do ti jepet pavaresia Kosoves( kjo nuk mund te ndodhe)ideja e Shqiperise Etnike tingellon e frikshme per tere rajonin. Nuk diskutohet qe do te jete Kosove e pavarur,ose destabilitet ne te gjitha rajonet ku banojne shqiptare ne Ballkan. Nuk e besoj se SHBA dhe Europa deshirojne kete . A.Nuredini

Koment nga GUEST më 2007-02-02 11:09:06
Kjo duhej te behej me pare pa filluar pazaret me Kosoven. Megjithate, nuk eshte vone akoma. Bashkimi i Kosoves me Shqiperine eshte rezultat logjik e ne perputhje te plote me ligjet e normat nderkombetare te vetvendosjes se popujve, shembulli me i fundit i te cilit eshte bashkimi i Gjermanise.

Koment nga GUEST më 2007-02-02 11:09:18
shume e drejte. 
eshte koha qe shqipetaret ta ngrene zerin,njehere e per gjithmone.

Koment nga GUEST më 2007-02-02 11:10:07
e pershendes me gjith zemer kete artikull. shqiptaret kane qene dhe jane faktor stabiliteti ne rajone dhe kjo eshte konsideruar si dobsi here pas here nga ata qe s'na duan (dhe fatkesisht keto nuk do na mungokan ndonjehere ne shqiptareve) - kjo eshte shume e qarte edhe me me keto zgjidhje pallavra qe i serviren kosoves - nuk mund ti japesh qe populli 1/4, 1/2 ose 3/4 lirie. duhet te jete vetem ashtu sic e miriton kosovari i shumevuajtur (100%) spese keshtu e ka vulosur shqiptari me gjak shqiptaresh qe luftuan serbine ne token e baballareve te tyre. 
once again; thank you for this 
Albi Kapllani 
New York - US

Koment nga GUEST më 2007-02-02 11:10:24
Shqipėria Etnike ėshtė zgjidhje fatlume pėr tė gjithė shqiptarėt. 

Koment nga GUEST më 2007-02-02 11:10:53
Jame shume dakort sepse zgjidhje tjeter me shkijet nuk ka.Ata shfrytezojne dobsine tone historike ate te mos bashkimit, duhet qe politikanet tone ti kapim per gryke e tjua nxjerrim ate fjale me zore se ndryshe me duket se nuk e bajn ni gja te tille. Ju falenderoj per mundesine qe na jepni me shkrujt dy fjale ne lidhje me ket ceshtje, jo te rendsishme, por te shenjte.

Koment nga GUEST më 2007-02-06 10:54:05
Mos harroni se qe te arrihet kjo nuk mjafton vetem deshira e mire njerezve, por vendosmeria e politikes shqiptare si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi. Ne fakt kjo nuk ka ndodhur. Si ne Kosove dhe veēanerisht ne Shqiperi klasa politike ka qene r interesuar te mbroje interesat e saj

Koment nga GUEST më 2007-02-06 10:55:55
o vella Guest. kjo fjalia e jote,jo e rendesishme, por e shenjte vlen me shum se 1000 fjale. Te lumte goja dhe nese per te gjithe ne shqipetaret do te ishte ashtu besom qe do ta kishim shum,shum me te lehte.Ju pershendes te gjith ju o gjaku im dhe ju aroj te gjitha te mirat e botesRROFTE KOMBI TRIM SHQIPETARE.

Koment nga GUEST më 2007-02-12 21:54:08
Shqiperia = "Shqiperi" + 1/2 Mal i Zi + Kosove + Presheve e Bujanoc + 1/2 Maqedoni + Veriu i Greqis. Kjo duhet te jete e ardhmja e Shqiperis



International
English
Faqe interaktive