Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Ardhmeria Kombetare Shqipetare - AKSH kërkon Qeveri Mbarëkombetare
Ardhmeria Kombetare Shqipetare - AKSH kërkon Qeveri Mbarëkombetare PDF Print E-mail
25 Nentor 2012

Ardhmëria kombetare shqipetare  AKSH është e angazhuar dhe  synon që në këtë përvjetor të 100-të të Shpalljes së Pavarsisë së Shqiperisë dhe ditës së Flamurit Kombetar të jetë prezente në këtë festim madhështor që do të organizohet me këtë rast të dates 28 Nandor të vjetit 2012 .
Subjekti ynë do të jetë prezent në Morinë kufirin Kosovë – Shqiperi , aty ku kombi ynë i përvuajtur u nda padrejtësisht nga trungu i vet , aty ku Shqipetaret do të bashkohen me Shqipetaret   . Ne populli shqipetar për 100 vjet Pra, në Kosovë veqanërisht po rritet bindja se nuk është e larget dita kur të gjithë shqiparet do te mund ta gjejne bashkimin nën krahet e fuqishëm të shqiponjes dykrenare.

 

Në kohe të sotme, kaq me rëndësi të madhe, duhet që edhe Shipetaret ta ndjejne me ndergjegjie të thellë  përgjegjësine e tyre , sepse menduam Shqip , kemi folur Shqip , tashmë është koha të veprojmë Shqip . Do të jemi present fizikisht  në qdo skaj të tokës së Shqiperisë Etnike sepse edhe pas këtyre viteve po dëshmohet se shqipëtareve po i’u mungon Liria e lëvizjes në hapësiren e tyre etnike .Ne angazhimin tonë e shohim së pari në rrafshin kombëtar, por jo vetëm si shprehje të dëshirave dhe të një vullneti të mirë, por në radhë të parë si nevojë, si domosdoshmëri e veprimit në kushtet dhe rrethanat historike nëpër të cilat pra po kalojmë ne si popull shqipëtar, ku përcaktohen fatet e kombit .
Eshte shumë e qartë për ata që kanë gjak shqipëtari që Shqipëria dhe trojet e saj kanë qenë , janë dhe do të jenë përjetësisht të shqipetareve, koha po dëshmon se projekti i Shqiperise Etnike është origjinal autentik dhe do ta plotësoj Arkitekturen e globit tokësor. Kujtojmë faktin ku Kongresi I Berlinit më 1878 (në nenin 1-64 ) me paragraph I’a dha Sërbise 620 fshatra Shqipëtare të Sanxhakut të nishit , të gjitha të banuara me popullsi shqiptare , ku I takonin Vilajetit të Kosovës .
Ne duhet të angazhohemi  për një Kosovë të lirë e të  bashkuar me Shqiperine si shtet me sistem demokratik e Pro-Amerikan e pro-perëndimor - Do të kërkojmë që paqartesia që ekziston rreth riformulimit të të Drejtave të Njeriut që të bëhet  Shpallja botnore e të drejtave Njerëzore nga Karta e Kombeve të bashkuara

E vlerësojmë, dhe e shohim me rëndësi të shumfishtë angazhimin tonë siç është me të drejtë edhe dija dhe djerësa e shumë pendave shqiptare të patriotëve intelektual edhe në mërgate, për faktin se çështja shqiptare ka themelet e saj, në të vërtetë kjo zgjidhje me rëndësi jetike jo vetëm për popullin shqiptar , por edhe për të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, për ruajtjen e paqes dhe sigurise në rajon dhe më gjerë


1 ) Ka ardhë koha e përmbylljes prandaj kërkohet mobilizim i të gjithëve .
2) Kombi Shqipetar duhet të jetë i tërë , në Shqipërine Etnike .
3) Qeveria e Shqipërise Etnike me gjitha Institucionet , duke përfshire gjithë atëdhetaret secili sipas aftësise .
4) Të bëhet  Shpallja e Shqiperise Etnike .
5) Zbatimi i Administratës shqipetare në tërë Shqiperine Etnike .
Bashkimi Kombetar mund të ndodhë në tri rrugë :
Me mjete paqësore
Me mjete Luftarake
Ose me nji kombinim i të të dyjave .
Sot  , populli shqipetar është pa udhëheqje , por nesër ai do ta ketë  një të tillë . Duhet të kthehen institucionet  shqipetare   të Komitetit Shqipnija e Lirë nga Mërgimi në atëdheun shqipëtar të Shqiperise Etnike , atëherë do të vendosej Liri të Shqiperise Etnike të vendoset drejtësi , të vendoset paqë .
Rrnoftë Kosova e Shqipetareve, Rrnoftë Shqiperia e Shqiptarëve .

Ardhmeria Kombetare Shqipetare
Kastriot Bushi  - Kryetar

Prishtinë 09 11 2012


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive