Nga Asllan Dibrani
Zeni Ballazhi nga Kërçova tani banues dhe artist nga Kosova, ishte ai qe e ideoj dhe e formuloj emblemën shekullor të pavarësisë së Shqipërisë. Në saje të pavarësisë se Shqipërisë , shqiptarët janë përgatitur për këtë ditë që 100 vjet , qe 100 vjet,bënë sakrifica , luftëra , veprime , ndërrime të kufijve zhvendosje djegie, përndjekje etj . Pas Pavarësisë së Shqipërisë , shqiptarët u copëtuan padrejtësisht . Kudo ky popull qe nga dita e ngritjes se flamurit ne Vlorën heroike, ky popull datën e 28 nëntorit e ka të shenjtë , qe çdo shqiptar u identifikua përmes flamurit të vet me shqiponjën dy krenare . Flamurin ma domethënës , ma të bukur nga të gjitha kombet . Një simbol qe edhe krye heroi i shqiptarëve Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i madh e ngriti në Krujën legjendare.
Kjo festë shqiptarët i gjeti akoma të coptuar siç ndodhi sot në Vlorën heroike shtetin ta duan në baza partiake, festuan në baza partiake , u dekoruan ne baza partiake dhe klanore e dhimbshme por akoma vetëdija është nën nivel?!.. Akoma shqiptarët interesin ,personal e vënë para shtetit dhe kombit !?...Prapë se prapë ky përvjetor ,na gjeti ma të fortë nga të gjitha kohërat , ma unik nga të gjitha kohërat, ma të bashkuar nga të gjitha kohërat. Muaj nëntor i këtij viti qe nga fillimi i gjeti shumë sheshe , shumë qytete, teatro , salla dhe stadiume të skuqura me flamurin kuq e zi . Anembanë botës ku ka shqiptarë, ishin me një petk të skuqur dhe të veshura objekte ma të mëdha me flamurit kuq e zi . Ky përvjetor theu klane , dhe skenar të ndryshëm qe kishin si qëllim të shfarosjes së popullit shqiptar nga faqja e dheut armiqtë e përbetuar . Lëvizje konkrete në të mirën e atdheut tonë ishte shembulli ma i shfaqur dhe ma domethënës, takimi i Shkupit qe u manifestua në formën ma dinjitoze të bashkuar , shumë kryeministra , politikaj, artistë dhe këngëtar, për herën e parë një zëri , Zoti Sali Berisha , Hashim Thaqi dhe Zoti Ali Ahmeti, thyen klishetë e neglizhencës se klasave politike nga të gjitha kohërat dhe thirren një zëri vërdiktin e bashkimit kombëtar . Aty u shpalosen për herën e parë padrejtësitë ndaj shqiptarëve dhe lëshuan mesazhe në nivel Evropian që të krijohet projekti i arkitekturës së bashkimit të kombit shqiptar . Shkupi kryeqyteti i vilajetit të Kosovës theu me 24 nëntor 2012 projektet e sllavo-shovinistëve serbo-maqedon ,por edhe atyre greke qe mos të mbetet ky popull ma i coptuar sipas apetiteve të tyre .Në shumë qytete dhe kryeqytet të shqiptareve u bënë promovime te veprave artistike . U ngritën shume buste të burrave të kombit qe i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë .Pos vlerave të zhvillimit në politikën ndërkombëtare, infrastrukturë në ekonomi, rrugë , godina, autostrada , zhvillim në shkencë , kulturë dhe teknologji do përmendi vlerat e kthimit të armëve të Skënderbeut në Tiranë , pas 5 shekujsh nga Vjena, qe armët e tij janë mesazhi ma i mire për armiqtë dhe sigurisht" Shpata e Skënderbeut" në Tiranë , edhe e trembi Beogradin Athinën dhe Maqedoninë po edhe Malin e zi .U kthyen eshtrat e njerëzve të mëdhenj qe u varrosen jashtë shtetit , jashtë Shqipërisë etnike. U kthyen nga diaspora shqiptare ,qe në të gjitha kohërat ishin të denjë në shërbim të atdheut të vendosur ta mbrojnë ,ta ruajnë dhe ta duan atdheun"Shqipërinë Etnike" qe diti vetëm zoti të na e dhurojë!
Po ju sjellim edhe pamjen e dokumentit origjinal të nënshkrimit të "Pavarësisë së Shqipërisë" me këtë datë qe ishin burrat ma të devotshëm të kombit qe e linden shtetin tonë, aty i vënë themelin me krenari, mençuri dhe trimëri nga të gjitha trevat Shqiptare 40 burra. Ishin pjesa dërmuese e tyre qe jetonin jashtë atdheut, po për fat të keq edhe koha pas pavarësisë u dëbuan, pos nga armiqtë edhe nga vet faktori shqiptar i sistemi komunist dhe ai mbretëror etj.
Dita e pavarësisë së Shqipërisë, kjo ditë e shtrenjtë u festua anembanë botës shqiptare, por edhe në diasporën shqiptare ku menjëherë pas shpalljes së Shqipërisë shtete në vete , vite me radhë u festua, që nga mërgimtaret tanë të hershëm, që nga Naum Veqilharxhi ,Andon Zako çajupi, Luigj Gurakuqi, Nikolla Pano, Fan Noli i madh i kulturës shqiptare, Asdreni qe shkroi "Himnin e Flamurit Kombëtar" me titullin “Betimi në Flamur”, për herë të parë e botoi më 21 prill të vitit 1912 në të përditshmen “Liria e Shqipërisë” që atë botë u botonte në Sofje, koha kur ai punonte dhe vepronte në Rumani, Mit`hat Frashëri,i biri i Patriotit Abdyl Frashëri i cili studioi historinë e Shqipërisë dhe në shenj dashurie e respekti ndaj atdheut, më 4 Prill të vitit 1929, me testament i dhuroi shtetit shqiptar të gjithë pasurinë që kishte, për krijimin e institutit albanologjik.
Faik Konica i letërsisë i pavdekshëm pas rrëzimit të perandorisë osmane , dhe të gjithë patriotët e më vonshëm, deri të vëllezërit Gërvalla dhe, Kadri Zeka, që ishin heronjtë, nga qyteti i Shtutgardit në Gjermani ,Enver Hadri dhe Vehbi Ibrahimi në Belgjikë etj .
Të dashur bashkatdhetarë emigrant,dhe ju shqiptarë në vendet etnike shqiptare, kudo qofshi gëzuar!Kujtoni këta patriot se ç'bënë për atdheun dhe ne saje te veprimtarisë së tyre e përfituam shtetin tonë , andaj, gëzuar për shumë mote 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit , Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë! Le të mbetet si synim yni, që pas Shpalljes së Shqipërisë, edhe Kosovës t’i vijë radha edhe ngritjes së flamurit të pavarësisë së përbashkët, të një Shqipërie të bashkuar dhe etnike!Zoti e bekoftë popullin shqiptar me një Gjuhë , një Gjak , një Komb ,një Flamur një Pasaportë dhe një Shtet.
Të dashur dhe të shtrenjtë shqiptarë edhe njëherë me lejoni tu uroj , gëzuar se qe pak orë hymë në shekullin e dytë të pavarësisë , me respekt dhe nderime të sinqertë nga Luan-Asllan Dibrani me familje Shtutgard-Gjermani. Të rrojë Shqipëria e bashkuar mbi etninë e vet, njëri ndër popuj ma te vjetër në botë.
Shkruar me 28.11. 2012 Shtutgard Gjermani
|