Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow Është koha për bashkim
Është koha për bashkim PDF Print E-mail
29 Mars 2013
Pas rreth dy muajsh në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Aktualisht Balli Kombëtar nuk është i përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë. Arësyet janë disa, por një nga më kryesoret është ndarja e Ballit Kombëtar në dy parti: PBK me kryetar z. Adriatik Alimadhi dhe PBKD me kryetar z. Artur Roshi.
Rezultatet e zgjedhjeve të kaluara kanë treguar se PBK ka më shumë vota, por edhe rezultatet e PBKD nuk janë të neglizhueshme dhe mund të kenë një ndikim të madh në përfaqësimin e Ballit Kombëtar në Kuvend. Sidomos po të kemi paraysh kodin zgjedhor aktual i cili është proporcional në bazë zone. Kjo do të thotë që në zonat ku Balli Kombëtar votohet më shumë, është e arësyeshme që vota të mos ndahen midis PBK dhe PBKD,  por t'i shkojnë vetëm një subjekti të përbashkët.

Historia e ndarjes

PBKD u krijuar në vitin 1998 si fraksion i Ballit Kombëtar. Shkak për ndarjen u bë qëndrimi ndaj PD-së së asaj kohe, për të cilën Balli Kombëtar kishte shumë rezerva. Por sot, gati 15 vjet më pas, ky shkak nuk qëndron më. Si PBK dhe PBKD kanë marrë pjesë në koalicionet e drejtuara nga PD që nga viti 2001. Të dy këto subjekte kanë si program politik Dekalogun e Ballit Kombëtar dhe çështjen kombëtare. Nuk ka pra dallime thelbësore programore. Drejtuesit dhe antarësia e të dy subjekteve vjen nga Balli Kombëtar. Edhe vetë z. Artur Roshi ka qenë kandidat i Ballit Kombëtar në zgjedhjet e vitit 1996. Nuk ka pra asnjë arësye politike që kjo ndarje të vazhdojë. Për më tepër që sot është kundër-produktive dhe nuk i interson asnjërit subjekt.
 
Pse duhet bashkimi sot ?

Sepse sot më shumë se kurrë është koha që Balli Kombëtar të paraqes para Shqiptarëve programin e tij të Shqipërisë Etnike dhe konkretisht të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Eshtë parë qartë se Pavarësia që gëzon sot Kosova luftohet nga shumë anë dhe zgjidhja e vërtetë afat-gjatë do të jetë Shqipëria etnike dhe e bashkuar. Sot bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është një mundësi reale dhe e prekshme i cili mund të arrihet përmes një procesi politik. Por këtë bashkim nuk mund ta realizojnë apo ta promovojnë parti të mëdha elektorale  për të cilat ky bashkim nuk është një prioritet por vetëm një manevër elektorale. Këtë bashkim mund ta promovojnë dhe ta realizojnë vetëm parti si Balli Kombëtar që kanë derdhur gjakun dhe janë  sakrifikuar për këtë ideal dhe si rrjedhojë e kanë legjitimitetin e duhur për këtë.

 Si mund të bëhet bashkimi ?

Shkrirja e PBK dhe PBKD sot, vetëm dy muaj para zgjedhjeve do të ishte e parakohëshme. Por bashkimi mund të bëhej në kuadrin  e një bashkëpunimi elektoral zonal. Duke u bazuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve të fundit vendore si dhe në potencialin e secilit prej subjekteve, mund të arrihej që të dilej me nga një listë të përbashkët për çdo zonë ku do të kandidohet. Specialistët e kodit zgjedhor të dy subjekteve padyshim që mund ta gjejnë mënyrën për ta realizuar këtë bashkëpunim.

Paraqitja në zgjedhje

Kodi zgjedhor aktual e bën të pamundur daljen vetëm në zgjedhje për Ballin Kombëtar. Prandaj do duhet që PBK dhe PBKD të dalin në një koalicion zgjedhor me forca të tjera politike. Nga ana tjetër, nuk është e domosdoshme të kandidohet në të gjitha zonat elektorale. Eshtë ndoshta më efikase që puna dhe energjitë të përqëndrohen në ato zona ku mundësitë janë më të mëdha.
Balli Kombëtar ka një potencial të madh në Shqipëri dhe në Diasporë, i cili nëse bashkërendohet siç duhet, do të japë rezultatin e shumë-pritur: përfaqësimin dinjitoz të Ballit Kombëtar në Kuvendin e  Shqipërisë. Le të punojmë pra të gjithë së bashku që ky objektiv të arrihet për të kontribuar më pas për realizimin e bashkimit kombëtar.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2013-04-24 14:54:34
Arritja e kesaj Thirrjeje eshte shumepritja ne Gjithe Ballistet, ngel qe Kryesite e Partise ne Dy ndare veç te marrin vendim pa humbur mes "interesash dy Paleshe te veçanta" por duke konsideruar Interes te vetem Bashkimin ne nje Parti te Ballit ,. 
-Ngel i mendimit se kualicione para o pase zgjedhore mes Partive te cilat shum te kompromentuar me te kaluaren jane vetem te demsheme ,me to per qeverrisje te perbashket si e kemi verifikuar humbasin ato forca me vlere te Tradites se Ballit,. 
Vertet me ato ne kualicion mendohet arritja ne qeverrisje por sa vlere ka te jeshe ne qeverri dhe te mos qeverrisesh dote dhe per me keqe te kesh kush te jep direktiva njeres te Partije tjeter me pozicion te te se kaluares se tije ish komuniste. 
Vajtja ne votime zgjedhore te qershorit vertet mundet te mos prodhoje vajtje ne pjesen e kujt qeverris por sidoqofte Shumica e Votuesve per Ballin jep Kandidatet Indipendent te Ballit per Deputet te duhur per ne Parlament te cilet me ato sado pak "Karrige" Parlamentare qe do te mundet kane mundesi te japin "Goje" plotesisht Njerezve te Tyre qe do te paraqesin pa u ngaterruar me askend nga ata te kompromentuar ,. 
Kam bindje se vetem ne kete menyre vin dita qe Koha dhe Populli Shqiptar do te na jape te drejte dhe te drejten per te mundur te qeverriset Ai Vend i Joni nga Njeres te Mithatit ,per te mire te GJITHE KOMBIT Shqiptar . 
F.Luzaj.... 
Shqiperia Shqiptareve !

Koment nga GUEST më 2013-04-24 14:51:48
per ju u befte me e mira. Zoti do jete me ju. , ai do jete prane jush dhe do ju ndihmoje qe te jeni me prane popullit me ane te perfaqesueve tuaj ne kuvend..ne dhe pse larg do jemi afer jush me ane te mjeteve tona elektrnike si fcb e internet.ju shkofte mbare perfaqesuesve tuaj dhe marshin energjite me te mira pozitive e te na perfaqesojne sa me denjesisht,sepse partia juaj eshte qe ne lindje intelektuale te vertete.


International
English
Faqe interaktive