Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Balli Kombëtar të shqetësuar për gjendjen në veriun e vendit
Balli Kombëtar të shqetësuar për gjendjen në veriun e vendit PDF Print E-mail
06 Qershor 2013

Kryesia e Ballit Kombëtar Shqiptar, pas vizitës që i bëri Kullës së Isa Boletinit në fshatin Boletin, në veri të Mitrovicës, mbajti Mbledhjen e Rradhës me datë 02 06. 2013, nën drejtimin e kryetarit të saj, zotëri Selmon Berisha, dhe për opinionin e gjërë dha këtë Komunikatë:
-Balli Kombëtar i Kosovës pas vizitës që bëri në Shalë të Bajgorës dhe në Kullën e Isa Boletinit në Boletin, erdhi në konkludim se qytetarëve të paktë të fshatit Boletin, edhe pas 14 viteve në liri, vazhdojnë të iu mohohen të drejtat elementare për një jetë normale. Sipas deklaratave të disa fshatarëve të fshatit dhe të asaj ane, kanë shumë probleme të rënda dhe jeta e tyre është tejet e rëndë. Nuk ka asnjë ndihmë nga Qeveria, dhe nga askush, dhe duke qenë në rrethim të egër armiqësor të popullatës serbe, dhe grupeve militante nga vendorët serbë, dhe nga Serbia. Më tepër se një muaj iu është ndërprerë rryma elekttrike. Çka ishte edhe më e keqe, nuk kishte korrent për një periudhë të gjatë edhe në Kullën e Isa boletinit.

 

Gjithashtu, shkolla e vetme fillore që egziston prej pas Luftës së Dytë Botërore ishte pa rrymë dhe rrezikohet seriozisht të çvendoset në një fshat tjetër.
Balli Kombëtar i Kosovës mendon se ndikimin më të madh për këtë diskriminim e ka Kisha Ortodokse Serbe, sidomos për shkak të Kullës së heroit kombtar Isa Boletinit dhe ndikimit të figurës së tij në kombin shqiptar. Vetë figura e Isait dhe Kulla kanë fuqi të madhe te banorët e fshatit duke ndikuar që mos të shpërngulën, që është qëllim i parë i serbëve. Figura e Isait ka këtë rol vendimtar edhe në tërë Shalën e Bajgorës. Fshatarët e Boletinit u shpërngulën me shumicë me dhunë para dhe gjatë Luftës së Fundit, dhe pas Luftës, pasi nuk pati kurrfarë ndihme, as përkrahje nga Qeveria e Kosovës, as u kthyen më, dhe kështu fshati mbeti tash me vetëm dy shtëpi të banuara. Presionet e vazhdueshme dhe rrethanat sociale të rënda për ti lënë trojet stërgjyshore, janë për shqetësim të rëndë, dhe banorët e dy shtëpive, por edhe të tjerët që ikën në fushë e qytet, kanë qëndruar vetë deri tash, pa pasur përkrahje nga askush, pos nga atdhetarët në biseda e këshilla.
Xhevat Peci nga Boletini, thotë se këtu ka njeri që nuk ka bukë për të ngrënë, por që është i vendosur që mos ta lëshojë tokën e vet. –Xhevati vazhdon: -Ne këtu, disa familje të pakta që kemi mbetur, u kemi ofruar pushtetarëve tanë që ti blejnë këto toka, pasi tjetër mënyrë përkrahjeje nuk ka nga qeveria. U kemi ofruar qeveritarëve shitjen e pronave me çmime më të ulëta përgjysmë, por këto oferta tona si zakonisht nuk janë përfillë.
Balli Kombëtar  i Kosovës premton se gjithmonë do të ngrehë zërin për çështjen shqiptare në secilin cep të tokës shqiptare dhe do ti luftojë padrejtësitë e vazhdueshme që po u bëhen shqiptarëve, dhe kërkon nga bashkëkombësit tanë matanë Urës së lumit Ibër, dhe më gjërë, që mos ti lënë me asnjë mënyrë pronat e tyre. Balli Kombëtar apelon te Qeveria e Kosovës që urgjentisht të punojë për kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre, dhe ta mbaj premtimin e dhënë për rindërtimin e shtëpive të djegura e të plaçkitura në Luftën e Fundit.
Balli Kombëtar nuk pajtohet me Marrëveshjet që po i bën Qeveria jonë me Sërbinë, në dëm të kombit tonë. Sërbia për të pasë fqinjësi të mirë me Kosovën dhe shqiptarët, sëpari duhet të kërkojë falje për gjenocidin e bërë ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Luftën e Fundit, dhe në gjithë kohën sa ka qenë kolonizuese këtu. Pastaj të ndërprej agresionin dhe shantazhin politik të pandërprerë e dinak për gjithë kohën që bën ndaj Kosovës dhe kombit tonë, me të njëjta metoda të përhershme armiqësore. Pastaj të paguaj dëmshpërblim për dëmet e rëndë ekonomikë ndaj pronave dhe pasurive të njerëzve tanë në Kosovë. Balli Kombëtar gjithashtu i bën thirrje Qeverisë tonë që mos të rri duarkryq, por të mbrojë fuqishëm deri në fund të drejtat e shqiptarëve kudo që janë, edhe në Kosovën Lindore, në Maqedoni, në Mal të Zi, e gjetiu. Është detyrim i Qeverisë tonë që të jetë në mbrojtje të popullatës shqiptare, pastaj të të gjithëve që banojnë dhe jetojnë në Kosovë. Duke mbrojtur kështu njerëzit tanë dhe të drejtat e tyre, qeveritarët nuk rrezikohen në asnjë mënyrë, as nga politika vendore, as nga ajo ndërkombtare.

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive