Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Familja e Xhemë Gostivarit në shënjestër të autoriteteve maqedone
Familja e Xhemë Gostivarit në shënjestër të autoriteteve maqedone PDF Print E-mail
16 Maj 2014

Ka kohë që autoritetet e Maqedonisë kanë ndërmarrë një fushatë kundër shprehjes së identitetit shqiptar në këtë vend, duke përdorur disa metoda njëra nga të cilat është është dhuna ndaj shqiptarëve. Qëllimi është që t'i trembin dhe t'i detryojnë shqiptarët që t'i nënshtrohen identitetit maqedonas dhe të mos guxojnê të shprehin identittetin e tyre. E gjithë kjo bëhet me akuzën se shqiptarët kërkojnë të prishin shtetin  maqedonas. Raste të kësaj dhune të organizuar shtetërore, të cilat janë pasqyruar gjerësisht nga mediat shqiptare, marrin formën e sulmeve nga grupe gjoja "huliganësh".
Kohët e fundit këto sulme po kalojnë në një fazë të re ku vihen në shënjestër familje shqiptare patriote që e mbrojnë hapur kombësinë e tyre shqiptare. Një nga këto familje është edhe familja Hasa e cila është pasardhëse e Xhem Gostivarit, luftëtarit të lirisë i cili në vitet 1942-1945, në krye të forcave të Ballit Kombëtar të asaj zone u bë mburojë e shqiptarëve të Maqedonisë ndaj sulmeve të forcave sllavo-maqedonase.

Familja Hasa sot është vendosur në shënjestrën e autoriteteve maqedone.  Antarë të saj  sot janë në rrezik jete dhe ndiqen nga shërbimet e fshehta maqedonase. Për më tepër përballen me një izolim total ekonomik.

 

Por cila është arsyeja e këtij persekutimi ? Në radhë të parë fakti që kjo familje është shqiptare dhe e ruan kombësinë e saj dhe kujtesën e të parëve.  Por qëllimi kryesor i autoriteteve maqedone është të goditet figura e Xhemë Gostivarit si mbrojtës i kombësisë shqiptare në Maqedoni.

Në vitin 2006 në fshatin e tij të lindjes Simnicë, është vendosur një përmendore e heroit shqiptar, dhe kjo sigurisht nuk u pëlqen autoriteteve maqedone. Për më tepër shqiptarët e Maqedonisë kanë kërkuar vazhdimisht që një tjetër përmendore të vendoset në Gostivar.

Autoritetet maqedonase kërkojnë të godasin çdo simbol të rezistencës dhe të kujtesës shqiptare. Për këtë arësye persekutohet edhe familja Hasa.

Në këtë situatë iu bëjmë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të tregohen të bashkuar, t'i ndihmojnë  dhe të mos i lënë vetëm familjet e vendosura në shënjestrën e   autoriteteve maqedone.
Iu bëjmë thirrje gjithashtu partive politike shqiptare në Maqedoni që të mos i mbyllin sytë përpara kësaj situate në emër të kushedi çfarë arësyesh teorike, sepse nesër do të jetë radha e tyre, por do të jetë shumë vonë. Sulmi anti-shqiptar i Maqedonisë është real dhe i prekshëm.
I bëjmë gjithashtu thirrje qeverive të Tiranës dhe Prishtinës që të ushtrojnë presion ndaj qeverisë së Maqedonisë që kjo të ndalojë persekutimin e shqiptarëve.


I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që të solidarizohen me famijet  shqiptare të persekutuara nga autoritetet sllavo-maqedonase dhe të mos qëndrojmë indiferentë ndaj  fatit të vëllezërve tanë shqiptarë të Maqedonisë.

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive