Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Emigracioni arrow Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri u nderua edhe në mërgatën shqiptare!
Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri u nderua edhe në mërgatën shqiptare! PDF Print E-mail
10 Tetor 2014

Nga Asllan Dibrani

Në Shqipëri ka bërë jehonë vizita e Papa Françeskut në mediat ndërkombëtare. Thuajse secila gazetë  prestigjiozeve botërore e kanë raportuar  dhe  komentuar në mënyra të ndryshme.
Reportazhe, artikuj dhe komente  mediale e përshkruan itinerarin e ceremonisë të kreut të Vatikanit dhe shton se kjo vizitë shihet si një mbështetje për përpjekjet e Shqipërisë për t’u rreshtuar  dhe afruar me Perëndimin, dhe integrimin e saj  si pjesë e Bashkimit Evropian.

 

Me një vëmendje të veçantë për këtë vizitë historike të Papa Françeskut në Tiranë, u   prononcuar edhe disa media  televiziv drejtpërsëdrejti  siç ishin Televizioni “Rai 1”  italian "SNN"  amerikan    etj, duke pasqyruar  ardhjen e Atit të Shenjtë në Shqipëri . Këtë takim historik dhe me vlera   prestigjioze kombëtare e përcollën     të gjitha mediat  shqiptare kudo që janë . Takimet   presidenciale  dhe qeveritare   ja shtuan vlerën këtij takimi  ,nga e cila   botërisht u pa mikpritja  dhe traditat shqiptare për miqtë e vet.
Takime   të ngjashme u bënë edhe në    mërgatën shqiptare  në  shumë shtete , po veçojmë  takimin  në kishën shqiptare të Shtutgardit , pasi që ishte edhe   ditë e diele . Këtu u koordinuar   mesha  javore   , po edhe     takim  kushtuar  Papa Françeskut në Tiranë. Këtu  çdo të diele  takohen m e qindra besimtar ,  po edhe kësaj here   ishte e ngjashme  , me një numër të madh njerëzish. Pati edhe disa qe u vonuan për ceremoninë  e  meshës nga se ishin përqendruar  pran ekraneve  televizive në  përcjelljen  e   vizitës  së   Papës në Shqipëri qe u transmetonte drejtpërsëdrejti   ky takim.
 

Kisha katolike shqiptare në Stutgart  ishte përgatitur për ketë   festë.   Ajo  e   kishte zbukuruar në mënyrë të veçantë  këtë të  kremte  me një  portret te madh  të Papa Françeskut. Zoti Marijan Lorenci, famullitari i misionit katolik në Stutgar  përshkrua shumë bukur     këtë takim në Shqipëri  të Papës ,ndër te tjera theksoj se është një nder  i madh  për ne shqiptaret , për Shqipërinë tonë , për Kosovën tonë dhe për kombin tonë , një vizitë  e shenjtë  në vendin  e shenjte të  Nënë Terezës Shqipërinë e dashur .


Ai  vazhdoi dhe tha se edhe ne  si komunitet   shqiptar në    Gjermani   e ndiejmë një   privilegj  për këtë takim  aq madhështor,  qe  i behet  një vizitë popullit tonë    të vogël nga një njeri i madh . Populli ynë dha, nga vetja vlera si Nënë Terezën , Skënderbeun, Ibrahim Rugovën dhe  Ismail Kadarenë,   me çka do krenohemi ne shqiptarët    për gjithmonë .  Meshën  e kësaj dite e shoqëruan edhe   dy pagëzime   për dy fëmije të lindur në Shtutgard. Ata u pagëzuan nga At Lorenci   i mbështetur   në librin e parë në gjuhen shqipe të "Mesharit"  me thënien “Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit  të Shenjt”.
Kultura jonë  ka filluar nga Shën Jeronimi e këndej, shqipja e shkruar dëshmohet vetëm në shekullin XV, në kohën e Gjergj Kastriotit, ku edhe shprehet fuqishëm një identitet shqiptar përpara vetvetes dhe përpara botës.

Reportazh nga Shtutgardi shtator  2014

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive