Takim i perbashket i Albin Kurtit me Veteranet e Ballit Kombetar
04 Shtator 2010

 Ne Prishtine ne zyrat e Levizjes Vetevendosje u  mbat nje takim i perzemert mes Perfaqesuesve te Levizjes Vetevendosje dhe Veteraneve te Ballit Kombetar.
Musafiret  ne emer te Levizjes i pershendeti lideri Albin Kurti i cili iu uroi miresardhje i cili citoi "Roli i Ballit Kombetar ka qen cdo here i palekunder ne realizimin e aspiratave te popullit per clirim dhe Bashkim Kombetar ". Takimin e madheroi edhe pasaredhesi i familjes se madhe te Bunjakeve te Samadrexhes ballist i devotshem Ismajl Bunjaku i cili foli per paknaqesite e medha qe kane populli me politikebersit te cilet nuk jane gje tjeter vetem se dore e zgjatur e politikes se atyre qe nuk e duan nje Shqiperi te bashkuar. Kurti beri nje elaborim te asaj qe quhet per momentin Paveresi e qe ne thelb nuk eshte gje tjeter perpos nje mashtrim i popullit qe te heqin dore nga Bashkimi Kombetar.

Albin Kurti me veteranët e Ballit

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Përjetësimi i Nënë Terezës në veprën "Engjëll vuajtje dhe shprese"
04 Shtator 2010

 (Refleksione rreth librit: "Engjëll vuajtje dhe shprese" të studiuesit dhe publicistit Klajd Kapinova)

Këtë vit mbushën 100 vjet nga lindja e personalitetit më të madh të botës shqiptare, që ishte dhe mbeti ndera dhe krenaria për të gjithë ne.
Të marrësh përsipër misionin e vlerësimit të një vepre të shkruar nga një studiues e publicist, për mua është sa e vështirë dhe një obligim për t’ia arritur me dashamirësi qëllimit.
Gonxhe Bojaxhiu e njohur tashmë nga e gjithë bota si Nënë Tereza e Kalkutës, shumë herë ka qenë me mision në New York dhe në shtete të tjera të ShBA-së. Me ftesën e Mons. Dr. Zef Oroshit Oroshit (1912-1989), erdhi pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot "Zoja e Shkodrës") në New York, humanistja e paharruar, e cila u takua me komunitetin shqiptarë, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Ajo u mirëprit nga meshtarët tanë: Mons. Dr. Zef Oroshi Don Rrok Mirdita, asokohe zv/administrator (sot Shkëlqësia e Tij Imzot Rrok Mirdita Arqipeshkev Metropolitan i Arqipeshkvisë Tiranë - Durrës), At Arthur Liolin, famullitar i Kishës Ortodokse të Shën Gjergjit në Boston, seminaristi asokohe (dhe sot famullitari ynë) Don Pjetër Popaj.
Ardhja e humanistes së famshme mes shqiptarëve të mërguar në tokën amerikane, ka qenë një moment emocional, meditues dhe njëkohsisht një kujtim i shënuar thellë në mendjet e shqiptarëve dhe për mua.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Politizimi grek i aksidentit shqiptar
04 Shtator 2010

Nga Valon Kurtishi

Aksidenti i para një jave në Himarë ku në një ndeshje automobilistike humbi jetën shqiptari i ri etnik Aris Guma, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik grek. Pas reagimeve të ashpra të të a.q “organizata ekstremiste greke” dhe të partive politike e deri qeverisë në Athinë, dje u ndje i detyruar vetë ministri i jashtëm plotësues i këtij vendi Dhimitër Druka (Demetrios Droukas), që të ndërhyjë në këtë debat për të qetësuar gjakrat. Ministri grek kërkoi që të mos keqpërdoren ngjarje të tilla dhe riafirmoi edhe njëherë qëndrimin e qeverisë së tij për një hetim dhe zgjidhje sa më të shpejtë të rastit. Kjo u duk si një tërheqje e zyrtarëve grekë pasi më herët zëdhënësi i tij Grigoris Delavekuras u shpreh me një fjalor shumë më të ashpër duke e quajtur aksidentin pa shumë hezitim “një akt kriminal i papranueshëm i cili kishte për qëllim ti ngrisë tensionet ndëretnike me konsekuenca të paparishikueshme për ti rrënuar marrëdhëniet bilaterale mes Greqisë dh Shqipërisë“. Dhe kur duhet të ndërhyjë një grek për të ndaluar disa grekë të tjerë në aktivitetin e tyre të çoroditur antishqiptar, kuptohet se në ç’nivele kanë aritur punët.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?
  
A duhet të japë dorëheqjen kryetari i PBK z. Adriatik Alimadhi pas rezultatit të 28 qershorit?