Mbledhja e Rambujesë dhe çështja e Kosovës
19 Mars 2011

Abas Ermenji*, Nëntor 2001

Kur terrori serb në Kosovë arriti kulmin dhe kur u deshën të merreshin disa masa ndërkombëtare të forta për të ndaluar shpërthimin e një lufte ballkanike, fuqitë ndërkombëtare të grupit të kontaktit me Jugosllavinë vendosën të bënin një mbledhje në Rambuje të Francës, duke ftuar përfaqësitë serbe dhe kosovare me shpresë që të arrihej në një marrëveshje midis tyre.
Kjo mbledhje, ku merrte pjesë edhe Rusia, mundi të bëhej më 6 shkurt 1999, pas shumë vështirësish nga ana serbe. Sepse Serbia problemin e Kosovës e quante si një çështje të brendshme serbe dhe nuk donte që të bisedohej jashtë kufijve të saj. Kurse shqiptarët kanë kërkuar gjithmonë që çështja e Kosovës të shikohet si një problem ndërkombëtar për t'u zgjidhur, prandaj kjo mund të bisedohej nëpër qendra politike të jashtme.
Nga ana tjetër, qarqet ndërkombëtare, për të zbutur qëndresën e Serbisë dhe sidomos të Rusisë që mban gjithmonë anën e kësaj, kishin parashikuar si zgjidhje të problemit të Kosovës një autonomi të gjerë ndënë Serbinë. Kjo nuk i kënaqte Shqiptarët, sepse e kishin provuar se ç'mund të ishte "autonomia" që jepnin serbët, domethënë një fjalë e kotë ku thundrat shtypëse të Serbisë vazhdonin më keq se përpara. Prandaj shqiptarët kërkonin pavarësinë e plotë të cilën vetë populli kosovar e kishte vendosur unanimisht në votime të fshehta disa vjet më parë. Tani punët ishin acaruar më keq akoma, sepse po krijohej Ushtria Clirimtare e Kosovës, e cila e kërkonte pavarësinë me armë në dorë.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Euleks mos luaj me Atdheun tim
19 Mars 2011

Duhet mbrojtur vlerat e luftes sepse marset tronditin kosoven

EULEK-si  edhe pse në këto momente paraqiten si forca mbrojtëse të shqipëtarve po të shikohen realisht kanë edhe prapavijn e tyre politike.Ne shqiptarët nuk duhet edhe të kemi besim aq të madhë tek Perendimi sepse është po aj Perendimi që coptoj tokat tona .
Çështja e Kosovës edhe pse një kohë të gjatë as që është përmend në qarqet Euro-Amerikane, përkundër asaj që ata për çdo ditë burgoseshin vriteshin vetëm pse ishin Shqiptarë, me përjashtim të disa shoqatave që thërrisnin që mos të shkelen të drejtat e shqipëtarve, prandaj këtu shihet qartë mos interesimi i Perndimit për Kosoven sepse interesat e tyre nuk rrezikoheshin. Iniciativa e Kinkelit me Vedrinin për një autonomi kulturore për shqiptarët e Kosovës nuk bëhej se shtypeshin Shqiptarët por kah fundi i vitit 1997 shihej në qarqet Perendimore se edhe Shqiptarët kishin filluar të organizoheshin në një luftë të armatosur dhe zotërit në fjalë parashikonin se me eskalimin e situates në Kosovë mund të vjen edhe deri te prishja e marrëdhënjeve bilaterale me aleatin e tyre sërbin, që Perndimi kishte një respekt të veqant për të.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
PDIU: Konsulli grek në Korçë të shpallet persona "non grata"
19 Mars 2011

 Me habi mësuam se konsulli grek i Korçës, Theodhors Ikonomu, autori i famshëm i shpalljes së betejave për Vorio Epirin është kthyer në detyrë. Kthimi i tij pasoi një ndërhyrje të patolerueshme në punët e brendshme të Shqipërisë prej zëdhënësit të ministrisë së jashtme greke Delavekuras në lidhje me shtyrjen e procesit të regjistrimit. Ikonomu në fakt e kishte paralajmëruar kthimin e tij me një intervistë të egër në shtypin nacionalist grek. Më parë kishim deklarimin e Nikolas Geixhit për procesin e regjistrimit, skandalin me varrezat e Boboshticës, etj, etj. 



Të gjithë këto fakte na lënë të dyshojmë se deklarimet e këtij konsulli nuk ishin qëndrim individual i një diplomati, por vijë politike e vendit fqinjë. Shkallëzimi i presionit në këtë mënyrë, insistimi në figurën e konsumuar publike të këtij konsulli që fyen ndjenjën kombëtare të shqiptarëve, tregon se regjistrimi i popullsisë duhet të jetë vërtet një betejë për Greqinë në territorin tonë. Ne i bëjmë thirrje edhe njëherë qeverisë greke të distancohet nga deklarata që dëmtojnë rëndë imazhin e fqinjve tanë në sytë e gjithë kombit shqiptar, në respekt të qëllimit për marrëdhënie të mira fqinjësore.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?