Shqiptarët jashtë ligjit në IRJM
24 Maj 2010

Nga Valon Kurtishi

Gjendja e sigurisë në Ish republikën jugosllave të Maqedonisë po rëndohet dita ditës. Në shënjestër të nacionalizmit primitiv sllavo-maqedonas të veshur me uniformë shtetërore dhe me ligjin e forcës (xhunglës) në dorë, gjendet i gjithë populli shqiptar i cili jeton prej mijëra vjetësh si autokton në territoret e veta etnike.

Forcat policoro-ushtarake maqedonase kanë provokuar përsëri në fshatin Gërçec të Shkupit duke mbajtur peng për disa orë me radhë familje të tëra shqiptare. Fshati është rethuar nga të katër anët me autoblinda dhe policë të maskuar dhe armatosur deri në dhëmbë, të cilët kanë qëndruar gjithë natën në hyrje daljet si dhe në brendësi të fshatit. Vetë pamja e tyre e jashtme nuk do tu hiqet kurrë nga mendja fëmijëve të vegjël të këtij fshati. Helikopterë të shumtë kanë fluturuar mbi këtë fshat të banuar me shqiptarë etnikë që rikthenin në memorien kolektive tonën si popull pamje nga viti i tmershëm 2001, kur helikopterët e njëjtë bënin kërdi mbi fshatrat dhe lagjet shqiptare në vend.


 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
"Bijtë e shqipes në token e reve të bardha"
24 Maj 2010

Libri i mërgimtarit që ngryset e zgjohet me Kosovën në gojë

Këto ditë (26 prill 2010) në qytetin e Aucklandit (Zelandë e Re) doli nga shtyp libri i katërt i Sabit Abdylit “Bijtë e shqipes në token e reve të bardha”.  Është ky libër,  siç thotë recensuesi i veprës, Agron Krasniqi,  i mërgimtarit që ngryset e zgjohet me Kosovën në gojë. Në  libër autori ka përmbledhur disa prej krijimeve të veta letrare: prozë e poezi  si dhe artikuj  të publikuar më parë në gazeta e revista në gjuhën shqipe që bëjnë fjalë për Mërgatën shqiptare në Zelandë të Re.  Në artkujt, të cilëve u prinë artikulli “Bijtë e shqipes në token e reve të baradha” të shkruar rrjedhshëm dhe me të dhëna të begatshme,  ka parqitur kronikën e ardhjeve të shqiptarëve me emra njerëzish dhe datime në  Ishullin e largët, Ishulli që aq miqësisht u hapi derën shqiptrëve kur ata patën më së shumti nevojë, si dhe aktivitetet e tyre kulturore e sportive në mjedisin e ri.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Policia maqedone ekzekuton katër shqiptarë
12 Maj 2010

Policia e Maqedonisë ka vrarë natën e kaluar katër shqiptarë që po udhëtonin me një furgon pranë  fshatit  Sllivare e Epërme në rajonin e Radushës, në afërsi të kufirit me Kosovën. Sipas policisë maqedonase e cila ka qenë në pritë, "nga furgoni është hapur zjarr dhe policia është përgjigjur". Por ky version duket pak i besueshëm. U bënë disa raste që policia maqedone ekzekuton shqiptarë duke përdorur akuza të ndryshme të paverifikuara. Qëllimi i këtyre ekzekutimeve të kryera nën maskën e ligjit, është mbajtja nën frikë dhe terror i shqiptarëve të Maqedonisë.

 

  Furgoni ku u ekzekutuan katër shqiptarë

 

  Midis të tjerëve i takon edhe Shqipërisë t'i kërkojë llogari Maqedonisë për këto vrasje të shqiptarëve të cilat po bëhen tepër të shpeshta. Qeveria e Tiranës duhet të heqë dorë nga "marrëdhëniet e shkëlqyera" dhe të pakushtëzuara me Maqedoninë dhe t'i kushtëzojë ato me trajtimin që shteti maqedon i bën shqiptarëve të Maqedonisë. Duhet bërë e qartë se ekzekutime të këtij lloji janë të papranueshme dhe do të kenë pasoja për paqen në rajon!

 

 

Shkruani një koment (5 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?
  
A duhet të japë dorëheqjen kryetari i PBK z. Adriatik Alimadhi pas rezultatit të 28 qershorit?