Shqipëria të largojë urgjentisht Anastasios Janullatos dhe bandën greke nga KOASH
21 Prill 2010
Nga Valon Kurtishi

Në mesnatën e shtunë/dielë të krishterët ortodoksët në gjthë botën festuan pashkët apo festën hebraike të flijimit, për nder të ringjalljes së Jezu Krishtit, pas të premtes së zezë kur ai u kruqëzua nga romakët, që “nuk dinin se çbënin”. Emërtimi dhe praktika rjedhin nga fjala hebraike “Paska” apo flijim, për nder të ditës kur sipas mitologjive hebraike  populli izraelit u çlirua nga robëria egjiptiane duke kaluar detin e kuq (1513) p.e.s.
Me këtë rast në katedralen ortodokse të Ungjillizimit në Tiranë, klika uzurpuese greke organizoi maskaradën e ngjashme e të pështirë antikombëtare që e realizon çdo vit në të njëjtën kohë. Në fillim doli në TVSH d.m.th televizionin publik shqiptar, vetë kreu i uzurpatorëve grekë, Anastasios Janullatos, dhe me një shqipe mizerabël që të ndjell kupën, filozofoi për “lirinë nga çdo formë frike”. (Paramendoni ç’farë hipokrizie e paparë - greku shovinist dhe okupator flet për lirinë nga çdo formë frike !!!).

Më vonë gjatë natës, tragjikomedia mori forma tipike fundamentaliste kur personi në fjalë u paraqit me një zjarr të madh në duar dhe i rrethuar nga një numër i bodigardëve trupmëdhenj (nga çe ruajnë vallë) si mesia apo si i dërguari i zotit në tokë. Një numër i spiunëve të blerë me para greke shtyheshih me njëri-tjetrin rotull tij (gjoja kush do ta ndezë qirinë i pari), në një show tipik fundmentalist greko-bizantin. Edhe në Shkup, Podgoricë, Beograd dhe Bukuresht u festuan pashkët ortodokse po nuk pamë kryepeshkopë përkatës që ti ruanin truproja e ti shtynin masa njerëzish, që aq shumë i dashkan ato dhe zjarret e tyre, saqë paska rezik edhe ti shtypnin nga dashuria e madhe. Duket se grekët po përpiqen të injektojnë në Shqipëri fondamentalizmin e sëmurë fetar, atë bizantinizmin e çoroditur mistik ortodoks karakteristik për aziatikët primitivë dhe aq larg karakterit kombëtar të shqiptarëve, që janë shumë të matur, dinjitozë dhe europianë në raste festash të ndryshme fetare.

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Pjesëmarrja e ushtrisë jugosllave (serbe) në luftë në Kosovë
21 Prill 2010
Fetnete Ramosaj

Pjesë nga vëllimi i dytë i librit “KRIMET SERBE NË KOSOVË – PA APOLOGJI – ME FAKTE KUNDËR SHPIFJEVE”, botoi “Anatema”, Prishtinë, 2008.

Synimet serbomëdha për shfarosjen e shqiptarëve janë të hershme. Ato synime janë të paraqitura qartë në programet shoviniste serbe që prej vitit 1844 e këndej. Në harkun kohor të 164 vjetëve, deri më tani janë të njohura 24 programe serbe (me shumë pak ndryshime e modifikime nga njëra-tjetra), të cilat parashohin në mënyrë të detalizuar shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare. Në bazë të këtyre planprogrameve shfarosëse, qeveritë serbe kanë vepruar në mënyrë sistematike në relacion me shqiptarët. Në një masë kanë pasur suksese në gllabërimin e territoreve shqiptare dhe në dëbimin e spastrimin etnik, veçanërisht të mbi 700 fshatrave etnike shqiptare të Sanxhakut të Nishit, të Toplicës e Kosaonicës (1876-1878). Programe të tilla hartuan edhe Akademia Serbe e Shkencave, edhe Kisha Ortodokse Serbe... Mjafton të kujtohet “Naçertania” (1844) e Ilija Garashaninit, projektet e Jovan Cvijiqit (midis viteve 1912 dhe 1921), elaboratet e Vasa Çubrilloviqit (1937, 1944), projektet e Ivo Andriqit (1939) e të Stevan Moleviqit (1941) e deri te “Memorandumi” i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve (1986) dhe projekti i Millosheviqit “Të gjithë serbët në një shtet të vetëm” (1990), i cili shkaktoi luftëra të përgjakshme, spastrime etnike dhe ndërmarrje tjera gjenocidiale në gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë.  

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Pse po harrohen përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja ?!
21 Prill 2010

Shkruan : Refik  HASANI

Komuna e Medvegjës është një ndër tri Komunat e banuara me shqiptarë,krahas Bujanocit dhe Preshevës . Në delegacionet që po marrin pjesë për takime me Qeverin e Republikës së Serbisë,në Tiranë,në Prishtinë,por edhe vizita të shpeshta nëpër Evropë dhe Amerikë , harrohen përfaqësuesit nga Komuna e Medvegjës , herë të qëllimshme  e herë jo .

*****

Ky shkrim është edhe një lloj reagimi me rastin e fundit që një delegacion nga LDD-ja vizitoi Bujanocin , kurse ky delegacion jo që nuk e pa të arsyeshëm ta vizitoj Medvegjën por nuk e pa të arsyeshëm as të ftoj dikend  nga Komuna e Medvegjës të marrë pjesë në këtë takim.Po ashtu , kjo nuk pati përmisime kur një delegacion nga Bujanoci dhe Presheva erdhi dhe u takua me liderin e AAK-së në Prishtinë , po ashtu edhe në këtë përbërje mungonte dikush nga përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?
  
A duhet të japë dorëheqjen kryetari i PBK z. Adriatik Alimadhi pas rezultatit të 28 qershorit?