Manifestimi i studentëve shqiptarë në Paris kundër armëve kimike
15 Nentor 2013

 

Manifestim i studentëve shqiptarë  në Paris kundër armëve kimike

 

Manifestim i studentëve shqiptarë në Paris përballë ambasadës shqiptare kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

E enjte 14 Nëntor 2013.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Shqipëria dhe armët kimike të Sirisë
13 Nentor 2013

Nga Frank Shkreli

Shaktërrimi i armëve kimike të Sirisë është një proces që ka filluar Shtatorin që kaloi, i shtyrë nga disa marrveshje ndërkombëtare, përfshirë edhe rezolutën 2118 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila detyron Sirinë të shkatërrojë armët kimike si edhe fabrikat për prodhimin e këtyre armëve.   Në bazë të një marrveshjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Siria pranoi se do të shkatërrojë të gjitha armët kimike dhe programin për prodhimin e tyre deri në mesin e vitit 2014.   Këjo marrveshje, siç dihet, mënjanoi sulmet arjore kundër Sirisë, sulme të cilat Washingtoni kërcënoi se do t’i ndërmirrte pas një sulmi me armë kimike në periferi të Damaskut, nga icili gjetën vdekjen qindra civilë.   Thuhet se shaktërrimi i këtyre armëve kimike në Siri, e cila është zhytur në një luftë të thellë civile, është tepër i rrezikshëm në kushte lufte dhe si rrjedhim po kërkohet një vend, jashtë Sirisë, ku të transportohen këto armë për shkatërrim.   Ndërkohë që shumë vende janë duke ofruar fonde the ekspertë për shaktërrimin e këtyre armëve, asnjë vend ende nuk ka vendosur që të pranojë shkatërrimin e tyre në territorin e vet.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
100-vjetori i copëtimit të Shqipërisë
05 Gusht 2013

Nga Frank Shkreli
 
29 Korriku, 2013 shënoi 100-vjetorin e Konferencës së Ambasadorëve të gjashtë fuqive të mëdha evropiane të kohës mbajtur në Londër më 29 Korrik, 1913.  Disa historianë mund e shikojnë këtë datë si një datë e miratimit përfundimtar të pavarësisë së Shqipërisë, por në të vërtetë, është 100-vjetori i vendimeve të copëtimit të trojeve shqiptare, i cungimit  të Shqipërisë natyrale,  ashtu sikur shqiptarët me mija vjetë në trojet e tyre autoktone,  të ishin plaçkë tregu në duartë e fqinjve të mbështetur nga fuqitë e mëdha të kohës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia.  U vendosën kufijtë krejtsisht artificial duke hedhur poshtë dhe duke mos marrë në konsideratë faktet historike, etnike, linguistike dhe gjeografike të shqiptarëve.  Konferenca e ambasadorëve në Londër, këputi për gjysëm kombin shqiptar, i fali Greqisë Çamërinë me kryeqytetin e saj historik Janinën.  Kosova dhe trojet shqiptare në Maqedoni i jepen Serbisë, dhe Mali i Zi merr Ulqinin, Tivarin, Plavë e Guci dhe ndanë Malësinë e Madhe për gjysëm duke i falë  Knjazit pjesë të mëdha të Malësisë megjithëse nuk kishte asnjë sllav malazias në ato anë. 

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?