Neokolonializëm sllav në Kërçovë
10 Mars 2010

Nga Valon Kurtishi



Forcat nacionaliste dhe ekstremiste sllave brenda radhëve të qeverisë aktuale të IRJM nuk prajnë së zbuluari forma e metoda të ndryshme për të dëmtuar e diskriminuar sa më shumë që të jetë e mundur shqiptarët e këtushëm. Vërehet një strategji e qartë, e përpiktë dhe gjithpërfshirëse e cila punon me një seriozitet maksimal për të realizuar në praktikë plane e programe nga më të pabesueshmet që mund ti shpikë intelekti njerëzor. Shfrytëzohen momente historike, rrethana politike, kushte shoqërore, fonde financiare, organizata kombëtare e ndërkombëtare e deri individë të caktuar vetëm e vëtëm që të realizohen interesat e njërit komunitet etnik duke dobësuar dhe nënshtruar njëkohësisht komunitetin tjetër etnik.


 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
U shënua përvjetori i dytë i pavarësisë se Kosovës me një koncert të madh në Shtutgard
03 Mars 2010

Shkruan Asllan Dibrani

Shtutgardi  gjithnjë I organizuar me aktivitete  kombëtare,pikërisht para dy vitesh në të njëjtën kohë  që u shpall Kosova  shtet në vete  shqiptarët e Shtutgardit u tubuan  në sheshin e qytetit  rreth 6.000 veta që ishte  një organizim shumë i veçantë në shtetet  e Evropës   pas dy vitesh  u krijua rrëmuje  për për ta shënuar përvjetorin e dytë

Në mbrëmjen e 19.02.2010 ne Shtutgard  të  Gjermanisë u shënua dy vjetori i pavarësisë se Kosovës  ishte një mbrëmje shumë e veçantë  dhe e gëzuar për çdo njërin ,ishte një mbrëmje që  krijoj vështirësi  t’i përballoj një fluksi aq te madh qytetarësh  që ja kishin mërsyer  ti bashkohen këtij  tubimi aq madhështor dhe krenar, me ç’rast u organizua edhe  koncerti I madh kushtuar kësaj feste. Ora 19.00 h ishte  koha e fillimit  te manifestimit  por  në sallë u krijua një stërngarëkesë  që shpeshherë u dëgjonin qytetarët  duke ju sugjeruar të afërmve të tyre që mos të vinin ne mungesën e vendeve .Moderator i kësaj mbrëmje ishte Asllan Dibrani I cili edhe hapi programin,fillimisht u ekzekutua himni kombëtar,dhe zoti Dibrani  paraqiti pikat e rendit të mbrëmjes  festive dhe u shprehu falënderim për organizatoret  Enin –Reisn një agjenci turistike e Shtutgardit e cila ka dhënë kontributin në organizimet e tilla edhe ma herët e udhëhequr nga Zoti Sedat Bytyqi. Në këtë organizim bashkëpjesëmarrës ishte edhe klubi futbollistik i Bernhauzenit që pos manifestimin për pavarësinë e Kosovës ata festuan edhe themelimin e 20- vjetorin të themelimit  te këtij  klubi në vitin 1990. Asllan Dibrani kishte përgatitur edhe tekstin kushtuar pavarësisë të Kosovës, meqë rast theksoj:

 Koncert në Shtutgart me rastin e 2-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Arratisja
03 Mars 2010

Petrit Kello

Vendosa te aratisem, fillova me mendjen time  te planifikoj pa e implikuar as familjen e as te afermit. Mema kishte shkuar te vizitoje te motrat(tezet) ne Vishocice se kishin sebep dhe nje fejese. Ishte dite e Hene data 27 Mars 1950. Ate dite mbollem vragjite e rasatit kishte ardhur te na ndihmonte edhe Fiqja i Xha Hysenit  te cilit i thashe qetesisht, sonte kam vendosur te aratisem. Ai tha se e kishin bere fjalen me disa fshatare qe do te shkonin per felleza malore, bukur i thashe, une skam as felleze as kafas  por do t'ju shoqeroj   deri ne mal dhe... Ashtu ndodhi, me t'u ngrysur ju qepem malit perpjete, kaperxyem vendin e quajtur Dedina, e lame Bitincken ne krahun e majte dhe ju afruam malit te Trenit. Dhe bash atje gjuetaret  pregatiten ushet, ngriten  sarzat e leqve, u fshehen te gjithe mbrapa drizave dhe gjuetaret i dhane feshkellimin fellezave e ato filluane te kendojne pa pushim. Dikush zuri felleza e dikush jo, erdhi koha qe te kthehesh sikush ne shtepi, por une  i thashe te gjithve se kam dhimbje barku e do te qendroj sonte ketu  ne Tren tek ca miq dhe do te vi neser diten ne Bilisht. Pretendova qe do te shkonja ne Tren por me nje here bera drethim rruge dhe i u ngjita kodrave per ne lindje. Ishte nate e erret duke ecur nder vise krejt te pa njohura!

 

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?
  
A duhet të japë dorëheqjen kryetari i PBK z. Adriatik Alimadhi pas rezultatit të 28 qershorit?