|
Ndërgjegjeja kombëtare në gjumë |
|
21 Shkurt 2010 |
Nga Frank Shkreli
Ku eshte zemerimi?
Kohet e fundit ne Shqiperi u “zbulua” nje varreze ne malin e Dajtit ku gjendeshin trupat e te pakten 19 personave, te cilet mendohet se jane te kundershtareve te regjimit diktatorial te Enver Hoxhes. “Zbulimi” i kesaje varreze te madhe u be nga nje person qe kerkonte eshtrat e babait te tij. Ne shtypin shqiptar u njoftua “zbulimi” i eshtrave si nje lajm i rendomte. Thuhet se policia dhe prokuroria “reaguan zyrtarisht”. Qeveria formoi nje grup te posacem qe do te merret me kerkimin dhe identifikimin e te ekzekutuarve nga regjimi komunist. Njoftohet gjithashtu se Avokati i Popullit, shoqata te perndjekurve dhe antare te familjeve te “prekura” thone se, per cudi, kejo nuk na qenka e vetmja varreze viktimash te pafajsheme te komunizmit. Merret me mend gjithashtu se numeri konservativ i atyre viktimave te komunizmit qe nuk u dihet varri mund te jete rreth pes mije veta, ndoshta me shume.
Shkruani një koment (1 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
Ribotohet e plotesuar me dokumente te reja "Dosja e Diktatures" |
|
11 Shkurt 2010 |
|
Nga Klajd Kapinova New York
Refleksione rreth librit të Dr. Pjetër Pepës: “DOSJA E DIKTATURËS” (“The Criminal File Of Albania’s Comunist Dictator”), Ribotim i plotësuar me dokumente të reja, Tiranë, 2009
“Kur një shkrimtar e qortuan, se kishte marrë një skenë nga tragjedia e dikujt, ai u përgjigj: Ishte një vajzë, që e largova nga shoqëria e keqe, për t’a dërguar tek një më e mirë. Mora dhe unë dëshmi e fakte, deklarata e këshilla, mendime e thënie proverbiale, nga dijetarë e profetë, filozofë e martirë e si lule të bukura i grumbullova dhe i thura në kete “kurore”, që si këngë e mjelmës, vepër e parë dhe e fundit, ia kushtova dhëmbjes shqiptare.”
Dr. Pjetër Pepa
Ish Ambasador i Shqipërisë së Selinë e Shenjtë në Vatikan
Me këtë hyrje, autori në vitin 1995, plot 15 vjet më parë, boton librin: “Dosja e Diktaturës”, një ndër veprat më të bukura dhe të sukseshme për lexuesit shqiptarë në vendlindje dhe diasporë. Në mënyrë sintetike dhe dokumente origjinale arkivore, studiuesi i palodhur dhe skrupoloz Dr. Pjetër Pepa, na jep me fakte tronditëse historinë e martirizimit të bijëve më të mirë të të popullit shqiptar dhe përmes dosjeve të pafund të fakteve autentike peshën e madhe të pasqyrimit të diktaturës së egër komuniste në Shqipëri, prej vitëve 1944-1990.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
100 vjetori i Nene Terezes |
|
11 Shkurt 2010 |
|
Gjon Frani Ivezaj, historian
E Lumja Nënë Tereza, simbol i mirësisë njerëzore
Janë shkruar deri më sot shumë libra, shkrime, repertazhe, monografi, studime. Gjithashtu janë botuar me dhjetra e qindra fotografi origjinale të jetës dhe punës bamirëse të Të Lumes Nënë Tereza mes të varfërve midis më të varfërve. Këto libra janë shkruar nga autor të ndryshëm më sëshumti të huaj dhe gjatë dy dekadave të fundit nga vendi i origjinës së saj trojet etnike shqiptare, Maqedonia (Shkup), Kosova dhe Shqipëria.
Në vitet në vijim Ajo do të shpallet e Shenjtë nga Selia e Shenjtë në Vatikan, përmes përshpejtimit të proçedurave të verifikimit të mrekullive të Saj, që përcaktohen nga një komision miks asnjanës, ku bëjnë pjesë doktorë dhe shkenctarë të tjerë, përmes të cilave dëshmohet, se kjo bamirëse e përkushtuar, gjatë tërë jetës e punës me misionet bamirëve, shpëtuese dhe shpresëdhënse në vendet e ndryshme të botës, ka pasur raste, që provohen mrekullisht e shkencërisht, se u ka shëruar plagët njerëzve konkretë.
Shkruani një koment (1 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|