|
Mjaft më "Zoti të dhashtë" |
|
22 Janar 2010 |
|
Astrit Lulushi
Kanë kaluar 20 vjet, dhe dëmshpërblimi a kompensimi i ish-të përndjekurve politikë vazhdon të mbetet një ndër cështjet më të vështira. Shtresat e sotme të përfituesve të djeshëm materialë, politikë, e moralë - që i blenë këto përfitime me heshtjen a bëmat e veta - nuk kanë hedhur asnjë hap për t'ia kthyer në forma të ndryshme shtetit të sotëm ose drejtpërdrejt viktimës, një pjesë të përfitimeve të atyre viteve. Kështu edhe qeveritë e sotme do të ndihmoheshin, nxiteshin, angazhoheshin e përgjegjësoheshin për të dëmshpërblyer viktimat e komunizmit dhe kjo cështje, megjithëse plagëhapur, të mbyllej..
Sa e madhe do të ishte humbja e sotme e "ishëve", në krahasim më vuajtjet e të përndjekurve të djeshëm? Asgjë, ose as që mund të llogaritet. Të zhbësh një padrejtësi nuk është kurre vonë - mbetet gjithmonë aktuale - por nuk është as edhe herët, sepse koha ikën, bashkë me 'të edhe ata që vuajtën, duke lënë të rënduar qiellin e brezit tjetër.
Shkruani një koment (1 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
22 Janar 2010 |
|
Eduard M. Dilo
(tregim i bazuar ne ngjarje te vertete)
Ishte dite korriku. Ne ate salle gjyqi te mbushur me gjimnaziste, zhvllohej nje tragjedi nga ato qe dhe Shekspiri i madh do ta kish zili..., dhe me siguri do te shkruante nje kryeveper tjeter.
Sa tragjedi te tilla u luajten mbi jeten e atyre njerezve krejt te pafajshem, sidomos ne qytetin jugor, ne ate qytet te gurte,te lashte e historik , ku kish lindur dhe "prijesi" nje diktator i rralle ne sojin e diktatoreve.
Shume te zellshem ishin, sidomos ne ate djep kulture, ata qe perfaqesonin e predikonin plot pathos mesimet e partise dhe te diktatorit.
Shkruani një koment (6 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
22 Janar 2010 |
|
Nga Valon Kurtishi
Ministri i arsimit të Fyromit Todorov siç duket nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi i tij antidemokratik dhe antieuropian për futjen e obligueshme të maqedonishtes për fëmijët shqiptarë që në klasë të parë të shkollës fillore. Këtë ua bëri me dije për të satën herë me radhë me anë të mediave gjithë qytetarëve të këtij minishteti ballkanik. Në deklaratat e dhëna ditëve të fundit shihet qartë një prirje e çuditshme autoritariste dhe gati totalitare për të injoruar zërat ndryshe që vijnë jo vetëm nga shoqëria civile por edhe nga vetë prindërit si dhe një numër i madh i kryetarëve të komunave shqiptare në vend.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|