|
Një libër për veprimtarinë e shërbimebe sekrete serbe kundër Kosovës |
|
19 Dhjetor 2009 |
Këto ditë doli nga shtypi, libri më i ri i publicistit dhe njërit ndër ekspertët për çështje të sigurisë kombëtare, Faton Mehmetaj, “Veprimtaria e shërbimeve sekrete serbe kundër Kosovës”. Ky libër është vazhdim i punës dhe kërkimeve sistematike për ndriçimin e fakteve historike të nisura që nga librat e tij të mëhershëm, e në mënyrë të veçantë, nga libri “Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare” (2004), e deri te ai “Kosova dhe sfidat e sigurisë” (2009). Faton Mehmetaj, i njohur për shqyrtimin e temave që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe shërbimet sekrete dhe kriminale serbe, solli fakte tronditëse rreth veprimtarisë kriminale të organizatave të ndryshme serbe kundër Kosovës, që nga Lufta e Dytë Botërore, e deri më sot. Libri ndjek një vijë kronologjike, duke vënë në pah luftën e shërbimeve sekrete serbe nëpërmjet rrjeteve agjenturore dhe kombinimit me luftën e ftohtë speciale, me theks të veçantë, planet për shfarosjen, likuidimin dhe vrasjen e figurave më markante shqiptare.
Në këtë kuadër, autori ofron të dhëna konkrete, emra dhe mbiemra, grupe ilegale dhe legale, militare dhe paramilitare, të dirigjuara sa nga politika, po aq edhe nga ushtria dhe policia serbe.
Shkruani një koment (1 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
18 Dhjetor 2009 |
|
Megjithëse kanë kaluar gati 20 vjet nga rënia e komunizmit në Shqipëri, herë pas here shohim në faqet e shtypit shqiptar hijen e propagandës komuniste kundër forcave nacionaliste dhe Ballit Kombëtar. Kjo propagandë u fillua nga partia komuniste menjëherë pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes ne shtator 1943 me qëllimin për të justifikuar prishjen e marrëveshjes dhe të përgatiste marrjen e pushtetit vetëm nga komunistët. Më pas, gjatë diktaturës komuniste, kjo propagandë vazhdoi me qëllimin për të ushqyer të famshmen "luftë të klasave" dhe për të mbajtur lart "vigjilencën revolucionare".
Është fatkeqësi që kjo propagandë vazhdon edhe sot me forma të reja.
Duke e kuptuar se historinë e shkruar nga diktatura komuniste sot nuk e
beson më njeri, disa pseudo-historianë apo më mirë propagandistë,
përpiqen ta mbështesin propagandën e tyre kundër Ballit dhe
nacionalizmit tek oficerë britanikë që kanë qenë pranë komunistëve
gjatë luftës apo tek historianë që i marrin arkivat komuniste si një të
vërtetë të shenjtë.
Shembujt më të mirë janë gjenerali Davies dhe historiani Fischer.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
Kanuni - forma dhe thelbi |
|
18 Dhjetor 2009 |
Astrit Lulushi
Historia eshtë hetim. Ky është edhe kuptimi i mirëfilltë i fjalës. Si e tillë, historia shihet në kontekst me kohën që ka ndodhur, por edhe në kontekstin e kohës së historianit. Dhe këtij të fundit jo-shumë i duhet besuar, pavarësisht nga burimi a dokumentacioni në të cilin mbështetet. Ato që historiani thotë janë vetëm përfundimet e hetimit të tij. Sepse në fund të fundit, ai ofron thjesht një të vërtetë që nuk e ka jetuar dhe kurrë nuk do të jetë në gjëndje t’a mësojë, edhe pse e njeh në parim. Ato që hetuesi-historiani sjell janë rezultate të nxjerra nën ndikimin e kohës, shoqërisë, sistemit politik a interesave vetjake, e me mënyra të pranueshme për kohën e tij, por të padrejta për kohë tjëtër - si tortura mënyrë hetimi, e pranueshme në një system dhe e dënueshme në kohë tjetër.
Prandaj cdo brez shoqëror nxjerr a ka nevojë për historianët e vet, të cilët sjellin interpretime a hetime të ngjarjeve. Dhe nuk është lajthitje që historianët shpesh arrijnë në perfundime kundërthënëse. Sepse mënyra e hetimit varet nga koha a sistemit ku ata jetojnë. Të rrallë janë historianët e pavarur. Historianë për hir të historisë a së vërtetës, pak ka. Që prej lashtësisë e sot, shumica e tyre, në mos të gjithë, kanë vepruar në shërbim a interes të mbretërve, princërve, partive, secili për të vetin.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|