Kosovës I përsëritet historia!
07 Gusht 2007

Arben Zeqiri

A do të përfundojë edhe ky durim si përfundoi durimi I Rrugovës më 1998?
Pavarsia do të vonohet deri sa të durojnë kosovarët!
Bisedime do të ketë deri sa sdo kërcet edhe një herë!
As Zoti nuk e rregullon gjendjen e një populli deri sa ata nuk e rregullojnë vetveten. Sado që të duam tu ikim paragjykimeve dhe konkluzioneve të cilat përmbajnë një dozë pesimizmi, aq më tepër ata na dalin të vërteta.

Kosova, ky vend I njohur për durim dhe tolerancë, ky vend që nga të gjithë shikohet me një sy të keq dhe gjithmonë është  akuzuar si destabilizues e që nga ana tjetër din të durojë e të pres me dekata për një marrëveshje.


 

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Objektivi ynë - lufta për çlirim dhe bashkim kombëtar
01 Gusht 2007

Intervistë me Komandant Abazin

1. Cfare eshte Garda Kombetare e Ballit Kombetar?

Komandant Abazi : Garda Kombëtare e Ballit Kombëtar është një Organizat ushtarake që bazohet në të drejtën nderkombëtare për të mbrojtur atdheun në këto momente kaq kritike për vendin.

 
2. Cilat jane aresyet qe çuan ne krijimin e Gardes Kombetare?

Komandant Abazi
: Pushtimi i gjysmës së Kombit nga sllavët qoj në formimin e Gardës ose më mirë të them se jemi duke vazhduar rrugën e atyre që sakrifikuan për çlirim dhe bashkim Kombëtar qysh prej Lidhjes së Prizerenit.Garda në vitin 1998 duke parë që Kosova gjindej para kasapve të Ballkanit filloj ushtrimet ushtarake për të hyrë në luftë.Mirpo duke dashur ti ikim vëllavrasjes në Maj të 98 me vendim të Shtabit të Përgjithshëm kaluam në luftë nën emrin e UÇK/së.

Harta e Shqipërisë Etnike

Shkruani një koment (11 komente)
Lexoni më tej...
Në Shqipërinë Etnike nuk ka "Tajvan serb", por ende ka "tajfun" kolonialist serbomadh!
01 Gusht 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
* Hedhja në “eterin” politiko-propagandistik dhe diplomatik ndërkombëtar e tezës se “Kosova është Tajvani i Serbisë”, nuk është vetëm në funksion të mbrojtjes dhe të jusitifikimit të sovranitetit kolonial të Serbisë gjenocidale mbi Kosovën shqiptare(1912-1999), por  është edhe në favor  të mbrojtjes dhe  të justifikimit të dy gjencideve të tjera të saj, të kryera në Kroaci dhe në Bosnjë Hercegovinë (1992-1995) në emër të rikrijimit dhe të  rizgjerimit të Serbisë së Madhe, duke konsideruar se Knini, Dalmacia, Lika, Dubrovniku, Vukovari etj. të Kroacisë , si dhe territoret e tjera kroate-myslimane në Bosnjë-Hercegovinë, “janë Tajvani i Serbisë”.
 
* OKB-ja mund të rikthejë autoritetin dhe besimin e saj në opinionin ndërkombëtar, vetëm nëse brenda një afati shumë të shkurtër kohor e rikthen për rishqyrtim dhe për  rivlerësim në Këshillin e Sigurimit, statusin  e dyshimtë juridiko-ndërkombëtar të Serbisë, e cila, sipas dispozitave të  vlefshme të Kartës së OKB-së nuk i plotëson kushtet ligjore që të jetë anëtare me të drejta të plota e OKB-së, sepse ende është nën hipotekën e tre gjenocideve, të kryera në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë (1992-1999).
  Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?