Lufta e ftohtë e Rusisë kundër Amerikës
11 Korrik 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
Si rrjedhim i mosdakordimit të qëndrimeve të ndryshme të diplomacisë ruso-amerikane, as në takimin ndërmjet presidentit të Rusisë,  Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së, George W. Bush në Maine të SHBA-së, më 2 korrik 2007, nuk pati asgjë konkrete, as sensacionale lidhur me statusin e Kosovës, edhe pse sytë dhe veshët e diplomacisë ndërkombëtare ishin përqëndruar kryesisht në këtë segment të bisedimeve  dypalëshe Putin – Bush.
 
 
Duhet nënvizuar se nga takimi i theksuar më së shumti kanë pritur  informacione të reja të dy palët në konflikt, Beogradi dhe Prishtina. Mirëpo, si njëra, ashtu edhe tjetra u “zhgënjen” nga parashikimi i diplomacive të tyre, sepse as Putini (mbështetësi i Serbisë kolonialiste) e as Bushi ( mbështetësi i pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës, sipas Planit të Marti Ahtisarit) nuk deklaruan asgjë  të re në konferencën  për shtyp të masmediave kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me statusin e Kosovës ngase në agjenden e tyre të bisedimeve debatuan tema të tjera më kruciale dhe më të nxehta me karakter ndërkombëtar siç ishin : Dislokimi i sistemit mbrojtës kundëraketor amerikan (PRO) në Evropë(Poloni, Çeki) dhe Programi bërthamor i Iranit etj.  Mirëpo, takimi është mbyllur pa asnjë marrëveshje dhe pa asnjë rezultat konkret lidhur me çështjet e biseduara ndërmjet dy presidentëve, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake  në relacionin e marrëdhënieve  ruso-amerikane, të cilat, sipas shumicës së njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, tanimë, shënojnë pikën më të ulët të tyre pas përfundimit të luftës së ftohtë.
  Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Tabu të panevojshme
11 Korrik 2007

Astrit Lulushi, SHBA

Presidenti Bush foli në Tiranë dhe sa nuk e tha hapur se Kosova është e pavarur, ndërsa politikanët, të vet-ngashëryer, rrinë e presin se cdo të thotë Këshilli i Sigurimit. Amerika gjithmonë ka treguar se ajo është me ta, ndërsa ata presin pranë radiove e televizorëve se cfarë do të thotë ky apo ai analist.

Shqiptarët, shpesh janë shquar për mos kuptimin e mesazheve, duke filluar që nga koha kur “i sëmuri i Bosforit”, perandoria Osmane, zuri shtratin dhe ata i qëndronin pranë për t’a shëruar; luftën e parë ata e kthyen në luftë të brendëshme cifliqesh; pastaj erdhi lufta e dytë kur nuk ishin të sigurt se cilin aleat të zgjidhnin;  apo në kohën e shpërberjes së Jugosllavise, ku ata e filluan këtë shpërberje duke u dhënë rastin të tjerëve të fitonin pavarësinë,  ndërsa për vete kërkon republikë apo autonomi të zgjeruar; dhe së fundi sic ishte rasti i regjimit komunist, kur ata ende shpresonin tek “gllasnosti  e perestrojka”, ndërsa të tjerët, si në Rumani, ekzekutonin diktatorët.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Imigrimi i shqiptarëve në Zelandë të Re
11 Korrik 2007
Sabit Abdyli, Zelandë e Re

Kronika e migrimeve të shqiptarëve në shtetin e paqes, qetësisë e të rregullit janë pjesë e historisë së dhimbshme të zhvendosjeve me represion e dhunë nga tokat e tyre. Mërgata shqiptare në Zelandë është një ndër mërgatat më të reja shikuar në pikëpamje të kohës së mërgimit nga të gjitha bashkësitë tjera shqiptare nëpër botë. Aotearoa siç e quajnë Zelandën e Re vendësit, shqip: toka mbi të cilën qëndrojnë re të mëdha e të bardha, ndodhet në anën jugperëndimore të Oqeanit Paqësor, 8,000 km. larg bregdetit të Amerikës jugore, kurse në veri 2,000 km e ndajnë nga bregu i Australisë lindore. Me një sipërfaqe 269,000 km katror, e përafërt me Britaninë e Madhe, Zelanda përbëhet prej dy ishujve kryesor; verior dhe atij jugor. Toka e reve të mëdha e të bardha është tokë kodrinoro vullkanike e pasur me bimësi, e cila shtrihet në një gjatësi prej 1500 km. nga veriu në jug. Njerëzit e parë janë vendosur në këtë Ishull të largët pak para sh. X – të.
Shkruani një koment (12 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?