KOSOVA MIDIS PAVARËSISË DHE AUTONOMISË SERBE(!)
26 Qershor 2007

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI


(*) Sipas ish-kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Bajram Rexhepi "Për  Kosovën pavarësi, kurse për Mitrovicën Veriore autononi serbe "("Beta", 24.06.2007).

(*) Idepropozim i mirëseardhur dhe i kapshëm ky  për Kishën Ortodose Serbe të Artemije Radosavleviqit dhe për Beogradin zyrtar, por  si të vihet deri te konkretizimi  i tij, kur dihet se Kosova nuk është firmë as pronë private e dr. Bajram Rexhepit, as e PDK-së, as  e LDK-së etj., as e Artemijes, as e Beogradit, as imja, por është e mbarë popullit indigjen shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike.

 Tanimë,  me të hudhur poshtë Planin e Marti Ahtisarit(të gjitha versionet e tij të ndryshuara dhe të riformuluara në formë të një  projektrezolute të KS të Kombeve të Bashkuara) nga ana e Serbisë dhe e Rusisë, erdhi në shprehje edhe shtyrja e afatit disamujor e debatimit ndërkombëtar  të statusit të Kosovës në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, edhe pse presidenti i SHBA-së, George W. Bush pati deklaruar prerazi në  Romë, në Tiranë dhe në Sofje (më 9 dhe më 10 qershor 2007), se nuk do të ketë shtyrje të mëtejme të tij, duke  nënvizuar se : " The U.N. Security Council must act now on a plan to grant Kosovo supervised independence." (Reuters,9.06.2007).

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Greqia bënë diskriminim ndaj Pakicave Kombëtare
26 Qershor 2007

Isuf B.Bajrami

     Parim të cilit grekët gjithmonë i janë përmbajtur është se kushdo që jeton në Greqi është grek. Gjithë ata që nuk janë
 grekë duhet të largohen. Ky është mentaliteti mbizotërues në Greqi, anëtare e Kombeve të Bashkuara, e Bashkimit Evropian, e NATO-s, e  OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Nuk u shkon ndër mend grekëve se në qoftë se vendet fqinjë do të kishin zbatuar të  njëjtin parim, tashmë nuk do të kishte më grekë jashtë kufijve të shtetit grek.

     Është e gabuar, të paktën për të ardhmen e afërt, ta  konsiderosh Greqinë si urë që do të lidhë vendet fqinj me Evropën. Kjo anëtare e Bashkimit Evropian që e konsideron ëdo kritikë ndaj mënyrës se si ajo i trajton çështjet e saj të brendshme, sidomos ëështjen e pakicave kombëtare, si veprim armiqësor të frymëzuar nga Perëndimi për të destabilizuar vendin, nuk mund ta luajë një rol të tillë pa përmirësuar imazhin e vet ende në nivel të ulët në krahasim me standardet evropiane, dhe pa hequr dorë nga mbjellja e farës  së in tolerancës fetare dhe kombëtare.Greqia duhet të mësojë si të sillet në shtëpinë e vet dhe jo ta kërkojë fajtorin jashtë .

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Një zonjë e nderuar që nuk është më në mesin tonë!!
26 Qershor 2007
Zonjes Helen Liolin, e cila nuk rron me, shoqeria shqiptare i ka borxh me shum se nje shkrim, ndonje kurore lulesh apo perkujtim te thjeshte.
Per ne, pasardhesit e saje, do te ishte shum e lehte t’a rrahnim gjoksin, duke thene me krenari sikur e beme punen tone duke cuar nje kurore lulesh apo duke thene disa fjale te bukura me lavd, per kete zonje te nderuar!
Per ‘te, mendojme se nuk do te ishte jashte vendit per dicka me teper, sidomos ne kushtet ne te cilat gjallerojme sot!
Por, le t’a kthejme mendjen edhe vrejtjen tone disa dekada me heret! Le te veshtrojme disi me afer edhe sendet e njerezit e asaj kohe! Mendoj se keshtu do te ishte shum me e lehte e me mire qe t’a kuptonim Zonjen, qe nuk rron me!

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?