Sikur Rilindja të kishte qenë ndryshe
12 Qershor 2007
Astrit Lulushi, SHBA

Kur Evropa ndodhej në periudhën e rilindjes së saj, (shek.XIV-XV) shqiptarët, me vdekjen e GjergjKastriotit, u  tronditën keqaz. Si njeriu i trullosur nga një goditje e rëndë, ndërsa Evropa hynte në epoken e dritës, shpresat e tyre për një të ardhme po shuheshin.

Me jehonën “rilindje” që vinte nga Evropa ata ranë në gjumë të thellë, për të mos thënë se u hodhën në veprime të pavetëdijëshme me të cilat ndoshta mbajtën gjallë e ndihmuan rilindjen e popujve të tjerë.

Kur shqiptarët u përmendën pas afro 5 shekujsh, (shek.XVIII-XIX), cdo gjë u dukej e errët; ata e ndjenë veten të hutuar. Të gjitha sa kishin bërë gjatë kësaj periudhe mbanin emrin e dikujt tjetër; atë të perandorisë osmane,  dinastisë egjiptiane apo pavarësisë greke.

Si dikur në perandorinë romake, kur paraardhësit e tyre, ilirët, mendonin si gjithë të tjerët, se romakët ishin e ardhmja dhe u vunë me zell në shërbim te tyre, edhe në fund te shek.XV, arbërit, ata që nuk ikën, menduan se perandoria osmane këtej e tutje ishte bota. Fakti që shume vezirë e zyrtarë të lartë osmanë ishin me prejardhje  shqiptare tregon se ata besonin në një gjë të tillë. Kjo ishte periudha e ëndërrës së keqe. Varet nga këndvështrimi. Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Bunjakët e Samadrexhës çerdhe Nacionalistësh
12 Qershor 2007

Gazmend Islami, Podujevë

Të lindur në gjirin e tokës arbërore,në kohët më të vështira dhe kritike të luftës së dytë botërore,të brymosur me gjak dëshmorësh që ranë në luftërat heroike të qëndresës Kombëtare.Bunjakët dolën në shesh jo vetëm për ti mbrojtur tokat shqiptare kundër vërshimit barbar sërb,greko,maqedonë,por këta patën për qëllim quarjen në vend të amanetit dhe dëshirës së pamohueshme për formimin e Shqipëris etnike me kufinjët e saj natyror. Këtë qëllim patën Bunjakët të rreshtuar në organizatën e Ballit Kombëtar që ishte e vetmja që barte vlerat e mirëfillta Kombëtare për çlirim dhe Bashkim Kombëtar gjatë atyre viteve. Është bërë propagandë e fuqishme për ta paraqit Ballin Kombëtar si parti ekstremiste,revashiste, dhe parti profashiste. U bë luftë e paskrupullt që historia e bijëve tanë më të mirë të hudhet dhe mos të shkruhet për veprimtarit e tyre Kombëtare. Do të ishte e udhës që qeveritarët tanë të mendojn seriozisht për të  të gjithë ata që ranë për lirin e kësaj toke sepse gjatë luftës së dytë patëm me mijra dëshmorë që ranë me pushkë në dorë për lirin e atdheut.Ndërsa ende mendohet se si të veprohet kur dihet se patëm familje që të gjithë ranë për Shqipërin e bashkuar,ende nuk është nxjerr as një ligjë për këto familje që duhet të jenë të priviligjar ashtu si janë në vendet më demokratike botërore, sepse nga pushteti komunist jo vetëm ata që ranë por u persekutaun dhe u ndoqën edhe familjet e tyre u internuan, burgosën .

 

Shkruani një koment (34 komente)
Lexoni më tej...
BISEDIME ME SERBINË, VETËM PAS NJOHJES SË KOSOVËS SI SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN!
05 Qershor 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
“Fjala e do fjalën, plumbi e do plumbin”!
 
* Ky nëntitull është me përmbajtje të simbolizmit  politik realist që i referohet opcionit të paqes ose të luftës për zgjidhjen e statusit kolonial 100-vjeçar të Kosovës shqiptare. Në potez të zgjedhjes së njërit prej këtyre dy opcioneve janë Rusia dhe Serbia, të cilat hëpërhë  në mënyrë të prerë e kanë refuzuar  Planin paqësor të Marti Ahtisarit për Kosovën.
 
Jo rastësisht (ndryshe nga politika dhe diplomacia luftarake-neokolonialiste e Slobodan Milosheviqit, Serbia “demokratike” e Boris Tadiqit dhe e Vojislav Koshtunicës ka mbështetjen e gjithanshme të Rusisë së Vladimir Putinit), Serbia, tani e  ka zgjedhur “alternativën”  e plumbit të Slobodan Miloshevit, jo të fjalës paqesore të Marti Ahtisarit, Plani i të cilit, sipas “standardeve të decentralizimit”-copëtimit territorial-administrativo-jurdik dhe gjeopolitik në perspective të Kosovës shqiptare, të nënshkruara, të miratuara dhe të ratifikuara nga qeveria dhe parlamenti shqiptar i Kosovës, si dhe të mbështetura nga qeveria dhe parlamenti i Republikës së Shqipërisë, është shpërblimi më i madh antihistorik dhe antiligjor për minoritetin kolon serb 7% në Kosovë dhe për  Serbinë e Madhe në shekullin XXI, kurse për shumicën dërrmuese 90% të shqiptarëve dhe të Kosovës së Shqipërisë Etnike, është dënimi kapital, sepse  ai  iu mohon të drejtën  historike dhe të drejtën e vetëvendosjes  së shqiptarëve si popull indigjen mijëravjeçarë në truallin pellazgo-shqiptar-iliro-shqiptar të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
  Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?