Kur individualistët kolektivizohen
29 Maj 2007

Nga Astrit Lulushi, SHBA

Historia e shqiptarëve të Amerikës, është një histori organizatash, institucionesh, shoqatash e grupimesh, por edhe individësh dhe bashkësitë shqiptare gjenden sot pikërisht në rajonet ku këto organizata e shoqata kanë patur ose kanë qëndrat e tyre, Boston, Nju Jork, Detroit, Chikago etj.
Përsa u përket individëve, që për arsye kryesisht ekomonike e gjeografike u vecuan nga këto grupime, sot përmenden thjesht se janë me prejardhje shqiptare. Por kur këta janë bërë të famshëm si amerikanë, shqiptarët përsëri krenohen me ata që kontributin e tyre për cështjen kombëtare e dhanë në një formë a menyrë ndryshe nga të tjeret, duke krijuar nje emër të mire si shqiptarë dhe vepra të dobishme për njerëzit mbarë.

Megjithëse të dhënat e shumta tregojnë se shqiptarët mbrojnë me shpirt kulturën, traditat, zakonet, gjuhën dhe përkatësine kombetare, fakti është se ata edhe asimilohen më lehtë se të tjerët në shoqërinë amerikane. Shtrohet  pyetja: Cilat janë karakteristikat kulturore dhe etnike që i bëjnë ata të “shkrihen në kazan”, kur dihet historia e tyre  mijëra vjecare e mbijetesës qoftë edhe mes të huajve? Mos është individualizmi që i bën ata të mendojnë gabimisht se janë të mbrojtur nga asimilimi?


Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Një libër për çështjen shqiptare
23 Maj 2007
Ne tryezen, ku punoj ditevet te qeta dhe pa nderhyrje nga jashte, kam radhitur nje grumbull te madh librash, te cilet i shfletesoj nga koha ne kohe, duke marrur shenimet e rastit dhe duke i vleresuar ne perfitimin e ceshtjes shqipetare.
Njeri prej ketyre librave ka marrur vemendjen time te vecante. Dhe kete e them me kenaqesi, sepse aty ke se cka lexon per te miren edhe te mbaren tone. Ky eshte libri “Lidhja Kosovare (1949-1999) shkruar nga miku i em personal, Dr. Riza Sadiku edhe botuar vitin qe shkoi ne Prishtine, nga Ministria e Kultures, Rinise, Sportit dhe Ceshtjeve Jorezidente ne bashkepunim me Muzeumin e Kosoves. Per kete botim, nje doravitje te vecante edhe te cmuar kane dhene edhe disa bashkatdhetare tone ne Chicago, Detroit, New York e gjetiu. Libri ka si redaktor studiuesin e nderuar te ceshtjes shqipetare Prof. Dr. Muhamet Pirrakun dhe si konsulente (mbrenda Shtetevet te Bashkua te Amerikes) Dr. Nihat Bakallin e te perndereshmin Hafes Jusuf Azemi.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Komunikat e Komitetit të Ballit Kombëtar Gjermani
21 Maj 2007

Nyrnberg 17.05.2007

Komiteti i Ballit Kombëtar për Gjermani duke analizuar situatën e krijuar në rrafshin Kombëtar dhe duke parë që partit politike të cilat po udheheqin sot me pushetin nuk janë duke bër at që është e shenjtë për bashkim Kombëtar,  Balli Kombëtar për Gjermani iu bënë thirrje të gjithë  Shqiptarëve kudo që janë që janë të brymosur me ndjenjat atdhetare dhe djathtiste që o sot o kurr ta ndihmojm Ballin Kombëtar si në Kosovë ashtu në Shqipëri. Pra lusim të gjitha komitetet që veprojn në diaspor të mbajn një takim urgjent  ku me këtë rast do të themelohej një këshill që do të merrej me financimin e partis e cila pa këto financa nuk mund ta zhvilloj veprimtarin dhe bagazhin e saj 70 vjeqar.

 

Shkruani një koment (7 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?