Kur qëllimi përpiqet të justifikojë mjetin
15 Maj 2007
nga Astrit Lulushi, SHBA

Shumëkush që i ka hedhur një vështrim qoftë edhe kalimthi një libri të historisë mund të ketë vënë re se pyetjet e  para që historianët përpiqen të shtjellojnë janë; Cfare ndodhi? Si vepruan personazhet historike? Cfarë qëndrimi  mbajtën ata? Gjithashtu historia shpesh tregon se për arritjen e qëllimit të njëjtë, njerëzit shpesh përdorin mjete të  ndryshme, të cilat jo gjithmonë justifikojnë qëllimin e anasjelltas.

Michel Montainge, filozof francez i shekullit të XVI, tregon se në një rast Skënderbeu i zemëruar po ndiqte një ushtar të  tij për t’a vrare pasi e kishte fyer. Ky ushtar, pas shumë thirrjeve dhe lutjeve per t’a falur, kur pa se asnjëra prej tyre  nuk zbuti zemërimin, vendosi të nxjerrë shpatën e t’i dilte përballë prijesit të tij. Guximi i ushtarit, bëri që Skënderbeu të ndalej dhe zemërimi i tij të zbutej përballë burrërisë. Ai ia fali jetën ushtarit e kurrë nuk ia kujtoi fyerjen  që i kishte bërë. Kjo sjellje bëhet dy herë kuptimplote nëse kihet parasysh se kush ishte Skenderbeu; me famën e  madhe si luftëtar e fuqinë fizike sa që shpaten e tij, thotë Barleti, me vështirësi e ngrinin dy duar bashkë. Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Fort Dix - Nju-Xhersi është vendlindja ime, kurse Amerika është shteti im i parë
15 Maj 2007

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI


Fort Dix - Nju-Xhersi është vendlindja ime, kurse Amerika është shteti im i parë, sepse më shpëtoi nga varri i përjetshëm i Serbisë Gjenocidale!  


·        Atë që nuk e bëri shteti amzë(1989-1999) për shpëtimin e  shqiptarëve të Kosovës, e bëri Amerika. Prandaj, kosovarët dhe secili shqiptar,që  ia do të mirën Kosovës dhe Shqipërisë Etnike, është i detyruar moralisht dhe ligjërisht që të jetë në mbrojtjen e përhershme të interesave vitale (si  brenda, ashtu edhe jashtë Amerikës) nacionale dhe shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht nga aversioni dhe aleregjia e armiqëve të  saj dhe të shqiptarëve kudo që nodhen në botë.
 
·        Kush simulon dhe luan me zjarrin e terrorizimit, do të digjet në flakën e tij.
 
                                          
Historikisht, në traditën, në virtytin  dhe në zakonet e shenjta të kombit shqiptar  kurrënjëherë më parë nuk ka  ndodhur që, shqiptarët në mendjen e tyre,të thurin intriga dhe komplote me karakter antinejrëzor terrorist( as në kuptimin individal a grupor, as në kuptimin e terrorizmit të organizuar shtetëror të asnjë qeverie të derisotme shqiptare),  e lere më  diç të tillë të aplikojnë në praktikë as kundër miqve, as kundër armiqve të tyre kolonilaistë shekullorë sllavë të Ballkanit.
 

Shkruani një koment (4 komente)
Lexoni më tej...
LLOGARIA E GABUAR E KOHËS SË VAMPIRËVE PARAMILITARË TË “CAR LLAZARIT” PËR TË RIMARSHUAR NË KOSOVË!
08 Maj 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
* TEODOSIJE SIBALIQ (peshkopi i Lipjanit):“ Nuk mund të ketë trup të pashpirt: Kosova do të jetë serbe derisa ajo të jetojë në shpirtin e popullit serb dhe, derisa serbët të jenë të gatshëm për të jetuar në të, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë të cilat na rrethojnë sot…” (NS,nr.485, 8.01.2005).
* BILANA SËRBLANOVIQ:“KOSOVO VISE NIKADA  SRPSKO”! “KOSOVA KURRË MË  SERBE.”(B92,4.05.2007).


Ky pohim i vonuar  për më se 1 shekull, është objektiv, sepse mbështet të vërtetën historike dhe legjitime se Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë territor i ligjshëm i Serbisë, e  as “shpirt, as zemër i trupit”, e  as “djep” i serbëve dhe i Serbisë, por i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike. Mirëpo, kur serbomëdhenjtë paranoidë, barbarë dhe gjenocidalë janë në gjendje t’i lënë kockat dhe kokën e tyre të molepsur  hegjemoniste për koloninë e tyre të dikurshme 100-vjeçare, atëherë, pse edhe ne shqiptarët të mos vdesim për Kosovën tonë dardane(ilire).  Pse me të gjitha forcat dhe me gjithë  potencialin tonë  kombëtar  dhe shtetëror, të mos e mbrojmë Kosovën tonë shqiptare, kur historia dhe bashkësia ndërkombëtare janë në anën tonë. Nuk ka fare rëndësi numri  “5000 a 50.000” i kriminelëve paramilitarë  çetniko-fashistë gjenocidalë serbomëdhenj, të cilët me  ndërsyrjen dhe me mbështetjen e  shërbimeve, të organeve dhe të instituciuoneve të ndryshme sekrete a publike serbe dhe të Kishës Ortodokse  Serbe, më 5 maj 2007 janë “kunguar” dhe “bekuar” në kishën “Lazarica”të Krushevcit se do të përsërisin luftën, agresionin, plaçkitjen, terrorin  gjenlocidal (ashtu sikurse kanë vepruar në intervalin kohor 1989-1999 , duke e djegur Kosovën dhe, duke i masakruar shqiptarët, të cilët në atë kohë ishin të pambrojtur nga preventiva diplomatike dhe ushtarake e bashkësisë ndërkombëtare), me qëllim që  ta “kthejnë Kosovën në Serbi” , po qe se ajo do të njihet ndërkombëtarisht si shtet i pavarur  nga ana e Amerikës dhe e aleatëve të saj.
  Shkruani një koment (7 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?