PSE NË SHQIPËRI NUK KA PROTESTA NË MBËSHTETJEN E VETËVENDOSJES SË KOSOVËS?!
30 Prill 2007

Ese politike
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 
Sa jemi të përçarë, sa jemi të ndarë në 1001 parti? Sa kemi dhimbje për njëri-tjetrin? Sa afër jemi me njëri-tjetrin, duke e ndarë të mirën dhe të keqen së bashku, si në kohë mjerimi, të skamjes, të varfërisë dhe të papunësisë katastrofike mbi 50%? Sa jemi duke e ndihmuar njëri-tjetrin  sinqerisht dhe realisht si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje? Sa të bashkuar jemi në mendime, në qëndrime, në pikëpamje dhe në veprime konkrete (jo vetëm në letra dhe në spekulime teorike) jemi me njëri-tjetrin? Çfarë diferencash ekonomike dhe sociale janë krijuar dhe mbizotërojnë sot në shoqërinë shqiptare në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike? Çfarë roli kanë luajtur deri më sot (1990-2007) “masmdiat e pavarura” në mbështetjen, në afirmimin dhe në avancimin e interesave vitale dhe të vlerave kombëtare  e shtetërore shqiptare, si dhe në zbulimin dhe në demaskimin e padrejtësive dhe të devijimeve  si në planin politik, ekonomik, social, kulturor, kombëtar dhe ndërkombëtar?
 
 

Shkruani një koment (4 komente)
Lexoni më tej...
Breznica: Serbia nuk ka asnjë të drejtë mbi Kosovën
30 Prill 2007

Komunikatë e Komitetit të Ballit Kombëtar për rrethin e Llapit

Besianë 24 prill - Iniciativa ruse për dërgimin e një grupi "Faktmbledhës" të KS-së së OKB-së në Kosovë kinse për t'u bindur vetë për pozitën e vështirë të kolonëve serb, është bërë me të vetmin qëllim që kriminelin historik ta paraqesin në rolin e viktimës, për t'i mundësuar Serbisë edhe njëherë riokupimin e Kosovës me zjarr e hekur. Bërthama dhe qëllimi i hegjemonizmit rusomadh në mbamendjen historike të Kombit Shqiptar nuk është e panjohur.  Ky hegjemonizëm me përmasa gjenocidi kundër Kombit Shqiptar në trojet e veta etnike në Gadishullin Ilirik, i zgjatë rrënjët që nga parimet dhe principet e platformës pan-sllaviste ruse të Danillevskit.  
Rusia është inspiruesja dhe ideatorja e të gjitha luftërave dhe tragjedive të Kombit Shqiptar. Që nga viti 1877 dhe në fillimin e vitit 1878, brenda vetëm tri ditëve me terror të organizuar dhe me ndihmën e Rusisë, Serbia arriti të bëj pastrimin etnik të më shumë se 700 fshatrave shqiptarë, ku pat vrarë dhe masakruar mbi 76 mijë shqiptarë etnik të Sangjakut të Nishit dhe nën trysnin e bajonetave dhe tytave ata u dëbuan nga vatrat e tyre shekullore.  Shkruani një koment (5 komente)
Lexoni më tej...
"Bomba e tymosur" greke e Vasil Bolanos nuk qëlloi "Janullatosët" në Tiranë,por Pavarësinë e Kosovës
24 Prill 2007
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI


 
      * Lind pyetja: - Cili shtet në botë, së pari e ka zgjidhur çështjen e minoritare, e pastaj të shumicës dërrmuese, ashtu siç po veprojnë në praktikë garniturat politike “moderniste” zyrtare në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup? – Deri më sot, nuk ekziston asnjë shtet në botë, që të ketë vepruar dhe, për tepër, të jetë bërë shtet në saje të aplikimit “tezës minoritare”, për shkak se, si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në praktik të filozofisë politike dhe demokratike, kjo tezë është shtruar gabimisht dhe mbrapsht, kur është fjala për aplikimin e drejtë të saj, sepse është në kolizion flagrant me njohjen dhe me realizimin e së drejtës historike dhe të vetëvendosjes së popujve indigjenë në trojet e tyre, sikundër që është populli shqiptar  në territorin e tyre natyral të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
 
Ky është problemi, të cilin e kanë kuptuar thellësisht dhe gjerësisht  shtypësit dhe agresorët kolonialistë serbomëdhenj dhe grekomëdhenj, me në krye Anastas Janullatosin, Artemije Radosavleviqin, Vasil Bollanin, etj., të cilët qe më se një dekadë janë duke e ”zbërthyerë” për mrekulli, ashtu si po iu konvenon interesave të minoriteteve  koloniste serbe dhe greke në Shqipërinë Etnike.
 

Shkruani një koment (4 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?