Komunizmi eshte kanceri,lum ai qe nuk e fut ne shpirt!
02 Prill 2007

“Komunizmi eshte kanceri, lum ai qe nuk e fut ne shpirt”
Mithat Frasheri

Lufta e fundit e shenjët për çlirimin e atdheut dhe bashkimin Kombetar ngriti moralin, shpresen, dinjitetin e Shqiptarëve dhe u treguan të gjithë faktorëve ndërkombëtar se Shqiptarët dijnë se si të luftojne, se Shqiptarët kurrë nuk janë gjunjëzuar para pushtuesit, për pesqindvjetë të  pushtuarë nga turqit por çdo herë bënin luftë dhe tregonin se nuk pajtoheshin me pushtim, më vonë pushtim sërb, luftërat e zhvilluar gjatë pushtimit Italian, kundër nazizmit Gjermanë. Shqiptarët me një shpirt të madhë dhe të etëshëm për një shtetë të tyre të lirë luftonin të pa epurë për të realizuar ëndërrën e tyre të kahmotshme për një shtetë të lirë dhe demokratik.

Lëshurja rrënjë e komunizmit në trollin shqipëtar nuk përputhej me shqipëtarin sepse ajo ide e shëmtuar vinte nga vendet jo mike Shqipëtare, por vinte nga vende tradicionalisht armike të popullit Shqipëtar. Nacionalist të zotë të  popullit hetuan se kjo që po i pregaditej shqipëtarëve kishte vetëm një qëllim që mos të ngjalleshin kurrë ndjenjat Nacionaliste tek
shqiptarët sepse gjysma e Kombit ndodhej e pushtuar nga Sërbët, Malazezët, Grekët.

Shkruani një koment (8 komente)
Lexoni më tej...
Falenderim publik zotit Pierre-Pandeli Simsia
02 Prill 2007

Te nderuar bashkeatdhetar kudo ku jeni!

Dua te bej nje falenderim publik  per  shkrimtarin dhe publicistin Pierre-Pandeli Simsia, ne emer te nje çifti Italian qe jeton ketu ne Trieste. Para dy muajsh une ju drejtova disa miqve te mi qe kam ne Amerike , qe te me ndihmonin per te  me lidhur me institutin Onkologjik te Nju Jorkut.  Sigurisht u treguan te gatshem edhe me ndihmuan brenda mundesive. Duke i falenderuar u them qe  nuk me mjaftoi  vetem ndihma  duke me dhene numrat  e telefonave , mbasi  çalonim ne gjuhe per t'u mare vesh  etj etj. I nderuari Pandeli jo vetem qe u tregua i gatshem te ndihmoje , por sakrifikoj duke vajtur vet direk ne Institut. U lidh vet me çiftin e  Italianve dhe komunikonte rregullisht me ta  duke i marr dhe  ne telefon.
Fillimisht duke  bere rolin e perkthyesit deri sa arriti  te gjej mjekun qe duhej , duke i lidhur me nje profesor doktor me origjine Italiane  qe jeton ne Nju Jork dhe punon ne kete institut.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Kush e hangër referendumin e premtuar nga bashkësia ndërkombëtare?
29 Mars 2007

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI


*  “The minute you  start talking about what you’re going  to do if you lose, you have lost.”
    (George P. SHULTZ)


* Pas dështimit të dialogut të Vjenës, më 10 mars 2007, me t’u kthyer në Prishtinë, kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deklaroi: “Kemi bërë shumë kompromise të dhimbshme, duke u treguar zemërgjerë.” (BallkanWeb,11.03.2007).
* Në lidhje me mesazhin e kësaj deklarate patetike  shtrohet   pyetja: - Atëherë, kush duhet ta ketë korrigjuar një gabim të këtillë historiko-politik, juridiko-kombëtar dhe ndërkombëtar, që thelbësisht është në diskurs me të drejtën historike dhe me të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës?
* -Çfarë të bëjmë në këtë çast të rëndë historik për vetëvendosjen e Kosovës? Kush na e lidhi kaq fort në nyjë të pazgjidhshme të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës? – S’ka dilemë se, përgjigjja këtyre pyetjeve nga ana e decentralistëve të Kosovës, do të jetë kjo: –Ç’do bënim më shumë, sesa këtë gjysmëhapi të kufizuar dhe të përkohshëm për Kosovën? - Kaq ishte kapaciteti dhe potenciali ynë politik dhe diplomatik  në arenën politike dhe diplomatike ndërkombëtare. Ose, në stilin e zhgënjimit të përgjumshëm apatik dhe apolitik të psherëtimës së fundit:“dynjallëk i rrjeshëm politik ky-nuk jemi ne fajtorë-askush nuk na ka pyetur”! Ky do të ishte “justifikimi politik” i “vepërs  historiko-politike kombëtare” të politikanëve të dështuar-vetëviktimave të vetëdijshme të “kompromiseve të shumta, të dhimbshme dhe zemërgjera”, të cilat  për hir të arritjes së “kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme”, të vullnetshme, jo të zorit, as të imponimit, si rrjedhim i mosdijes  dhe i mosndërgjegjës së tyre politike, kombëtare dhe ndërkombëtare, të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës (në afat të paparashikuar) e kanë flakur nga agjenda e “rendit të ditës” së tryezës së gjelbër diplomatike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.                         
* Pra, ç’të bëjmë edhe ne dhe, populli ynë i përvuajtur dhe i kapitur nga pritja  100-vjeçare shekullore për të dalë nga kthetrat e përgjakshme të kolonializmit të Serbisë gjenocidale , kur edhe politika dhe politikanët tanë më tepër  u gjasojnë tregtisë dhe tregtarëve sesa të drejtës dhe drejtësisë. Mirëpo, megjithatë, edhe  unë, si  mijëra shqiptarë të tjerë, si viktimë e drejtpërdrejtë e terrorit dhe e gjenocidit kolonial serbomadh, të institucionalizuar në Kosovë, që nga vjeshta e vitit 1912 e deri në qershorin e vitit 1999, kam të drejtë dhe, për detyrë që ta pyes kryetarin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, se ato “shumë kompromise të dhimbshme dhe zemërgjera” në dëm të vetëvendosjes së jashtme të Kosovës,  ishin të vullnetshme apo të imponueshme? – Derisa  kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu  ato kompromise i ka cilësuar “ të shumta, të dhimbshme dhe zemërgjera”, atëherë, konkluzioni  del i qartë dhe i padiskutueshëm se ato “kompromise...” kanë qenë të palejueshme në aspektin e  mbrojtjes dhe të artikulimit të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës shqiptare.
* Sido që të jetë, “një punë e lënë për gjysmë, është me keq se hiqi”. Pa dyshim, kështu, do t’i komentonte “kompromiset e shumta, të dhimbshme dhe zemërgjera”, të palejueshme dhe të papranueshme të politikës zyrtare aktuale të Kosovës kundrejt interesit jetik të së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës, Hakiu (karrocieri patriot) i Ismail Qemalit.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?