28 nëntori - dita e shtetësisë shqiptare
28 Nentor 2009
Nga Valon Kurtishi

Historia e çdo kombi njeh sukseset e mëdha, pikat e veta kulmore njëjtë siç ka edhe humbjet apo tragjeditë e mëdha nacionale. Për kombin shqiptar kjo ditë është data kuptimplotë e 28 nëntorit 1912 kur shqiptarët panë njëkohësisht fitoren dhe humbjen e tyre të madhe. Fitorja u formalizua nga patriotët shqiptarë në Vlorën tonë të bukur. Humbja u realizua në praktikë nga aleatët ballkanikë sllavo-grekë të cilët e sulmuan Shqipërinë nga të katër anët. Qyteti i rëndësishëm shqiptar i Shkupit u pushtua nga ushtria sërbe më 26 tetor 1912 si rezultat i humbjes së betejës së Kumanovës. Më 19 dhjetor ushtria sërbe hyri në kryeqytetin kulturor të shqiptarëve – Manastir. Rënia e dy fortesave shqiptare Janinës më 6 mars dhe Shkodrës më 23 prill 1913 respektivisht, shënoi fundin e Shqipërisë në kufijtë e saj etno-kulturorë dhe natyrorë. Kjo tragjedi e përmasave të pabesueshme u zyrtarizua nga diplomacia ndërkombëtare një vit më vonë (1913), në Konferencën e “paqes” në Londër, ku më 30 maj u nënshkrua Traktati i Londrës i cili e ndau Ballkanin administrativisht në të njëjtat vija ndarëse që përgjithësisht funksionojnë edhe sot.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Nuk e japim Shqipërinë për Evropën!
26 Nentor 2009

Ministri i Jashtëm Ilir Meta nxorri javën e fundit një xhevahir të ri për të justifikuar faljen e 354km2 hapësirë detare Greqisë. Në një deklaratë dhënë pas takimit javën e kaluar me zv/ministrin e jashtëm grek, Dimitris P.Droutsas, minsitri Meta tha se "qeveria është e vendosur të eci përpara me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend, dhe se kjo është më shumë në interes të Shqipërisë sepse Shqipëria kërkon të futet në BE kurse Greqia është aty me dekada". Duke patur paraysh edhe deklaratat e ditëve të fundit të kryeministrit grek se "Greqia do të përpiqet që vendet e Ballkanit dhe Shqipëria në veçanti të futën në BE deri në vitin 2014", del qartë se qeveria shqiptare e justifikon faljen e 354km2 Greqisë me pranimin e kësaj të fundit që Shqipëria të futet në BE.

 

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Rrethimi i parë i "Krujës"
26 Nentor 2009

(marrë me ndryshime nga Historia e Shqipërisë)

Astrit Lulushi

Disfata që kishin pësuar në zgjedhje dhe pjesëmarrja e Kryeministrit në fushatën e përurimeve, e egërsuan aq tepër opozitën  sa që kjo, posa gjeti rastin e volitshëm, në vjeshtën e vitit 2009, vendosi t’i jepte grushtin e fundit kundërshtarit.

“Pasi mblodhi, - thonë kronistët, - një ushtri prej rreth 100 mijë vetash, sulltan Murati i dytë u nis në drejtim të Krujës. Ushtria osmane këtë radhë mori me vehte edhe shatorre. Duke kaluar përmes shumë qyteteve, ushtria doli në Elbasan dhe që këtej, gjatë luginës së Shkumbinit, iu drejtua Krujës, që ishte synimi i saj kryesor.

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?
  
A duhet të japë dorëheqjen kryetari i PBK z. Adriatik Alimadhi pas rezultatit të 28 qershorit?