Nëse Kosova nuk arrin Pavarësinë, duhet realizuar menjëherë Shqipëria Etnike
30 Janar 2007

Xhemil Meco

Plani B i shqiptarëve - Shqipëria Etnike

Negociatori i OKB-së Marti Ahtisaari po parqet këto ditë planin e tij për statusin e Kosovës. Ky plan, të cilin Serbia duket se do ta refuzojë tërësisht, ka ngjallur shqetësime tek shqiptarët. Sepse ky plan nuk parashikon pavarësinë dhe sovranitetin e shumëpritur, por në rastin më të mirë vetëm një pavarësi të mbikqyrur. Thuhet se ky plan do t'i hapë rrugën Kosovës të antarësohet në organizmat ndërkombëtarë si OKB, FMI etj. Nga këto organizma, ajo që ka rëndësi është vetëm OKB, sepse vetëm me një vend në OKB Kosova mund të quhej realisht e pavarur. Por një gjë është më se e qartë: ky plan nuk propozon njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Propozon vetëm mundësinë që Kosova të ketë mundësi ta kërkojë njohjen e pavarësisë???!!!!

Shkruani një koment (15 komente)
Lexoni më tej...
Mati pazaret për pakon e Marti Ahtisarit
29 Janar 2007

Bekim Rexhepi

Pavarësia e plotë, më nuk mund te flitet nga ky realitet i sotëm. Për këtë një justifikim i mundshëm politik ekziston sepse i ka ndodhur Kosovës kjo disa herë. Elektorati nuk i ka gjykuar asnjëherë të  justifikushmit e vet edhe at’herë kur është shfaqur trajta kuislinge. Deri te shpalosja definitive e pakos së Marti Atisarit kanë mbetë edhe  do ditë, e këto ditë padyshim se janë të mirëseardhura për ata qe i  besuan këti procesi dhe pritjen e banë durim të vetin dhe te tërë  elektoratit. Unë akoma dua të shprehi arsyen time pse duhet te mbetem kundër  këti procesi, i cili edhe në këtë mënyrë nuk e raspektoi dhe nuk e  përfilli vullnetin e shqiptarëve te Kosovës për pavarësi.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Personalitete në diasporë: Nezir Hamdi Kabashi - luftëtar i lirisë
29 Janar 2007

Nga Sabit Abdyli, Zelandë e Re

-“Nisuni sa më shpejt! Shkoni! Pushkën ma leni këtu afër! Edhe pa mua duhet ta vazhdoni luftën”! - na urdhëroi Komandanti.

Thirrjet e tij na ligështuan shpirtërisht. Zemërplasur, me kokën mbrapa, në terrin e asaj nate e kaluam kufirin”.

Kisha planifikuar me vite të tëra për ta takuar Nezir Hamdi Kabashin. Këtë dëshirë e realizova me ardhjen time nga Zelanda e largët në Evropë. Më 24 prill 2004 në Garmish /Gjermani/ e vizitova luftëtarin e vetëm të Batalionit të Parë, që ende është në jetë dhe gëzon shëndet të mire. Pas udhëtimit të stërgjatë  iu hodhëm në qafë njëri tjetrit alla malësorçe. Më mbuloi me trupin e tij shpatullan, duart e gjata dhe ende të forta. Isha paksa i shqetësuar që kisha përpara njeriun që kurrë nuk e ndali luftën  për çështjen kombëtare. Që në vitin 1944 iu bashkëngjit luftëtarëve të lirisë duke qenë pjesëmarrës i të gjitha luftërave që u zhvilluan në Anamoravë kundër formacioneve çetniko-partizane me pushkë në dorë, kurse pas vitit 1945, në emigracion, kurrë nuk e pushoi aktivitetin kombëtar e politik të tij, aty ku jetoj: në Greqi, Itali, Maltë, Angli dhe së fundi në Gjermani, për bashkimin e tokave shqiptare, për ruajtjen e traditave, vlerave më të mira shqiptare, duke qenë në lidhje të përhershme me shokët e të njëjtit ideal, të shpërndarë gjithandej nëpër botë: Shaqir Kabashin e Hysen Tërpezën në Amerikë, Mejdi Kabashin në Gjermani, Destanin në Turqi... 

Shkruani një koment (9 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?