|
Katër shkurte të përgjakshme ramiziane |
|
18 Qershor 2010 |
Nata e zezë sllavo-komuniste e përgjonte prej kohësh shqiptarin e ndershëm, atë që, brënda urisë për bukën i rrinte uria për “ Liri - Demokraci” - ndaj, vërshimi i kriminelëve , sadisteve erdhi e kapërceu te Ai në shumë pika horizontin e kohës… . Shqipëria duhej të vishej në zi edhe në tranzicion për ti mësuar patriotit , ç’do të thotë zi e vërtetë ! Krimi temperatura politike e vendi…Mënyra më e mirë për të fituar e sunduar : vrasja ! Masakrat pjesë e një genocidi të planifikuar!
Dëshmi listat e zeza! Masakra në malin me gropa, vrasje “ me psikollogjinë e kundershtarit ” (si thotë D. A. në parlament) vrasje nëpër shtëpira , në kufi, ”aksidentalisht!!” .. Vrasje brenda e jashtë shtetit në demokratë të vërtetë. Urrejtja përgjakte të deklasuarin.
Një ëndërrim real tiranësh. Endërr e diktatorëve më përbindësh që ka njohur bota..Dhe pse?! Vetëm e vetëm se i trëmben popullit që sunduan. E për këtë projektuan krimin, se Shqipëria me kërkimin e demokracisë së vërtetë , do ngjallnte së pari kombin e rrezikuar.
Duan vetëm njeriun që t’u thotë "si urdhëron" të këqijave ! E, për këtë projektuan një popull më të bindur e kokë-ulur.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
18 Qershor 2010 |
|
Nga Bekim Rexhepi
Pse për një pjesë të popullit qeveri e Kosovës nuk ekziston? Sepse kjo pjesë e popullit nuk e ndjen prej kohesh efektin e qeverisë ose atë e ndjen aq dobët, sa që i bëhet se është pa jetë. Qeveri ekziston vetëm për shtresën e organizuar të korrupsionit, ma tha këto ditë një mik i imi qe bënë pjesë në atë popullit disonant të qeverisë. Po më pëlqen ta quajë popull disonant, sepse tani ky popull e ka në mendjen të qartë se kjo qeveri aktuale është shndërruar totalisht në jo qeveri.
Diku, diku nëpër Kosovë, jo më kotë po pranohet edhe vdekja e saj. Në fakt nuk është lajm i mirë ky, sepse qeveria nuk po jap shenja jete. Derisa kjo pjesë e popullit, këtë qeverinë po e ndjen dhe po e gjykon të vdekur, le të pyesim dhe pak se pse dhe çfarë në të vërtet aty s’po shkon? Para se ty hymë ne atë se çfarë s’po shkon, është me interes të sqaroi dhe këtë, se ku ndodhet ajo pjesë e popullit qe tash e sa vjet mendon kështu, dhe pozicionohet në disonancë, është në jugë e më shumë në veri të Kosovës. Kjo pjesë e mbetur disi apo dhe fare jetim, e mbetur pa ndihma dhe pa mbrojtjen e domosdoshme të republikës, është kjo një pjesë e cila nuk di të bëjë një jetë normale e konkrete, sepse moszotmakeq është i ndarë nga kujtesa e tij, e gjërave më të ndjeshme, pa shtëpitë, pa ndërtesat pa pronat e gjysheve, e të baballarëve, pa bizneset, dhe gjithçka qe kishin.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
Regjistrimi 2011, shqiptarët, maqedonasit, pseudo-turqit, Gruevski … |
|
04 Qershor 2010 |
|
Nga Valon Kurtishi
1. Në vitin 2011 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë do të bëjë regjistrimin e zakonshëm të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Kjo është një praktikë e njohur ndërkombëtare e të regjistruarit të këtyre përbërësve njëherë në çdo 10 vjet sipas standardeve ndërkombëtare të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Regjistrimi i popullsisë në rajone me përbërje të përziera etnike apo shtete multikulturorë si që është edhe ky vend, gjithmonë ka tendencë të përcillet me zhvillime dhe keqkuptime nga më të ndryshmit që vijnë si rezultat i veprimeve të aktorëve të veçantë pjesëmarës në proces. Përvoja e hidhur nga regjistrimet e së kaluarës i ka bërë veçanërisht shqiptarët e këtushëm të jenë shumë skeptikë në lidhje me vërtetësinë e shifrave zyrtare të prezantuara anga Komisionet shtetërore në të kaluarën. Edhe regjistrimi i vitit 2002 i bërë me asistencë dhe prezencë ndërkombëtare ka dhënë arsye të shumta për të besuar se manipulimet me përkatësitë etnike në këtë vend janë shumë të mundshme dhe të realizueshme. Institucioni përgjegjës për regjistrimin e popullsisë sipas raportimit të mediave nuk ka në përbërjen e tij gati asnjë shqiptar të vetëm. Enti shtetëror i statistikave si dhe zyrat e tij regjionale kontrollohen në tërësi nga sllavë etnikë. Nga kjo shihet qartë se përpunimi i të dhënave nga regjistrimi i ardhshëm do të jetë ekskluzivitet i maqedonasve të punësuar aty. Nga këtu rjedh dyshimi i bazuar se elita politike maqedonase është në gjendje apo ka mundësitë teknike dhe njerëzore të realizojë manipulimin e rradhës me numrin e popullsisë shqiptare këtu. Elita shqiptare këtu nuk duhet të pranojë kursesi as fillimin e këtij procesi pa punësimin e së paku 26 % shqiptarëve në këtë Ent edhe atë duke filluar nga pozitat udhëheqëse e deri në bazë. Përndryshe rezultatet e regjistrimit do të jenë krejtësisht të manipuluara dhe do të pasqyrojnë dëshirat e nacionalizmit sllavomadh për numrat e “duhur dhe të pranueshëm” të shqiptarëve këtu.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|