Si u kremtua Dita e Flamurit në Bukuresht
06 Dhjetor 2011

Baki Ymeri

Organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Bukuresht, shqiptarët kremtuan para disa ditësh Ditën e Flamurit, që simbolizon 99 vjetorin e shkëputjes së Shqipërisë nga tërbimi osman. Ambasadori Hasan Alimerko, gjatë mandatit të tij (1958-1960), i pat tubuar 300 shqiptarë dhe dashamirë të Shqipërisë në Sallën e Mermertë të Qarkut Kombëtar Ushtarak, në zemër të Bukureshtit. Disa ambasadorë tjerë i ftonin shqiptarët në Shtëpinë e Njerëzve të Shkencës, poashtu në qendër të Bukureshtit, kurse gjatë viteve të fundit, Dita Kombëtare e Shqipërisë kremtohet në Klubin Diplomatik që gjendet në zonën Baneasa, një emër i bukur ky që ta përkujton sintagmën shqiptare “banesë”, një pyll i dikurshëm ku delnin në piknik boboshtarët dhe drenovarët e Bukureshtit me Asdrenin dhe bij tjerë të shqipes që kanë lënë gjurmë të ndritshme në historinë e kulturës dhe atdhetarizmit shqiptar.
    Me rastin e Ditës së Flamurit, Dr. Xhelku Maksuti, 60 vjet me rradhë, që nga viti 1948,  ka ligjëruar për rëndësinë historike të kësaj date të shenjtë, në selinë e dikurshme të Unionit Popullor të Shqiptarëve të Rumanisë, dhe më vonë në Sallën Dalles të Bukureshtit, rumune, në prezencë të komunitetit shqiptar hebraik etj., të oficialiteteve të ambasadës shqiptare, të miqve dhe dashamirëve të panumërt të kombit shqiptar. Tirana e ka nderuar para disa vitesh këtë njeri me një dekoratë (Urdhëri Naim Frashëri) kurse sivjet, me rastin e 80 vjetorit të tij, edhe me një mirënjohjeje nga ambasada shqiptare dhe Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të këtij vendi. Megjithatë, qeveria shqiptare ende asgjë s-ka bërë për albanologun Grigore Brënkush që ka ligjëruar 50 vjet me rradhë, mbi rëndësinë e gjuhës shqipe për gjuhën rumune, para mijëra studentëve të Universitetit të Bukureshtit, duke theksuar se “gjuha shqipe është jeta ime”, duke botuar dhjetra libra e qindra studime shkencore për këtë subjekt.

 

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Gëzuar Festën e Flamurit !
28 Nentor 2011

Përshëndetje bashkatdhetarëve kudo që janë.

E dërgoj urimin tim për 28 nëntorin historik e të lavdishëm, datë e bekuar me një imazh të madh e të rëndësishëm historik për mbarë Kombin tonë Shqiptar, Pavarësia e Shqipërisë.
Data 28 nëntor për të gjithë ne shqiptarët ka qenë dhe do të mbetet përherë e shenjtë.
Që nga 28 nëntori i vitit 1443 kur Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u kthye njëherë e përgjithmonë në Krujën e bekuar e të lashtë dhe ngriti flamurin e kastriotëve në kalanë shekullore, që nga 28 nëntori i vitit 1912 kur Ismail Qemali së bashku me patriotë të tjerë shqiptarë ngritën në Vlorën heroike të njëjtin flamur të kastriotëve me shqiponjën dykrerëshe, duke shpallur përfundimisht Pavarësinë e Shqipërisë, e deri në kohët e sotme, kur ne e festojmë atë datë me krenarinë e të qënurit shqiptarë, me dashuri për atdheun, me dashuri për njeri tjetrin si vëllezër e motra të një gjaku që jemi.

 

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Akt i rëndë provokimi shtetëror malazez
07 Nentor 2011

Akt i rend provokimi shteteror i okupatoreve malazez, per grabitjen e trojeve shqiptare ne fshatin Vuksanlekaj te Malsise.

            Shteti  cerrnogoras i Cetinjes,qe sot e ka ngritur seline e tij ne mes te trojeve shqiptare,ne Podgorice,duke i pushtuar ato gradualisht me ndihmen e ish krijeses famekeqe te emeruar Jugosllavi dhe diktatorit te saj me te eger e kriminel ne Ballkan,Josif Broz Tito edhe ne kushtetet e tanishme te demokracise,po vazhdon perseri me intensitet te lart  rrugen  e tij te vjeter kriminale,te dhunes se Knjazeve(malazez) e te Krajleve(serb) per likujdimin dhe shfarosjen e plote te popullit shqiptar. Per te grabitur gjithmone e sa me shume toka nga trojet tona,zhdukur  cdo gjurme dhe shenje shqiptare te tyre dhe sllavizuar ato,ai po i perdore ne maksimum te gjitha mundesite dhe tere forcen e shtetit  te tij qe ka ne dispozicion.

Aktualisht,per realizimin e ketij qellimi  strategjik ogurzi,ai tashme ka instruktuar dhe orjentuar me kujdes te gjitha strukturat e tij shteterore dhe ato te drejtesise,per te kordinuar ne maksimum veprimet e tyre te mbrapshta e djallezore te mbushura plote e per plote me skenar antishqiptar krimesh,duke i maskuar dhe kamufluar ato bukur me  lloj-lloj slloganesh dhe teorish neosllaviste qe u sherbejne vetem interesave hegjemoniste te cerrnogoristeve te rinje te Cetinjes qe po kerkojne me cdo kusht te vendosin diktat,supremaci te plote e zinxhire te rinje skllaverues mbi kombesite e tjera ne shtetin e vogel,te brisht e multietnik malazez.

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?